Klik Ekspo Grup si asnjëherë tjetër, me pjesëmarrjen e delegacionit të përbashkët të WB6

1 Dhjetor 2021, 19:59Ekonomia TEMA

WB6 CIF ka vendosur të sjellë në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit në Tiranë, një delegacion të përbashkët prej 31 kompanish të përzgjedhura nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga datat 1 deri më 4 dhjetor, do të shihen stendat e kompanive që operojnë në sektorin e përpunimit të ushqimit, e që shoqërohen nga 6 zinxhirë/distributorë të shitjes me pakicë, me interesin për të gjetur furnitorë të mundshëm nga sektori agro-ushqimor.

31 kompanitë prestigjioze të Ballkanit Perëndimor, do të kenë mundësi të planifikojnë takime me partnerë të mundshëm edhe përmes faqes zyrtare të panairit.

Interesi i tyre flet dukshëm për atë të Shoqatës së Përbashkët të Dhomave të Tregtisë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia (WB6 CIF).

WB6 CIF është angazhuar fuqimisht, që prej themelimit të saj në 2017, për të ofruar një zë të përbashkët për komunitetin e biznesit në rajon, për të lehtësuar kontaktet mes kompanive, si dhe për të promovuar rajonin si një destinacion investimi.

Delegacioni i përbashkët i WB6 CIF është shumë i larmishëm për sa i përket produkteve të përfaqësuara; ka kompani që prodhojnë verë, lëngje, produkte mishi, ëmbëlsira, produkte drithëra, kërpudha, etj.

Këto produkte do të promovohen jo vetëm në stendat e Panairit Ndërkombëtar të Biznesit, por edhe në një katalog dixhital të krijuar enkas.

Klik Ekspo Grup premton shumë, si asnjëherë tjetër, pikërisht në sajë të pjesëmarrjes së delegacionit të përbashkët të WB6 CIF.

1 komente në “Klik Ekspo Grup si asnjëherë tjetër, me pjesëmarrjen e delegacionit të përbashkët të WB6”

  1. Alban Dudushi says:

    Klik Expo Grup eshte nje paterice qe mbahet nga pushteti per nje dhender me kredi te Driteroit te madh. Nese nuk I jep ndonje koke qeveria te beje panairin ky shkon te nesermen ne Lane dhe I bie fyellit se nuk di pune tjeter. Te shkrihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje