Armando Duka kujtohet të mbledh presidentët e Supeirores: Ore e harruam fare këtë ligjin e sponsorizimeve, të zgjojmë qeverinë

2 Dhjetor 2021, 13:47Sport TEMA

Armando Duka ka mbledhur ditën e sotme presidentët e Kategorisë Superiore për ti kujtuar rreth ndryshimeve të Ligjit të Sponsorizimit.

Edhe pse kanë pasur plot kohë, Duka i ka mbledhur presidentët në një tryezë me arsyen e vijimit të dialogut me qeverinë për Ligjin e Sponsorizimeve.

Ky mund të ketë qenë shqetësimi i fundit i Armand Dukës në atë tryezë, pasi më shumë ai presidentët i sheh si vota tani në prag të zgjedhjeve të FSHF-së.

“Liga Profesioniste e Futbollit & FSHF, kërkesë për ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimit

Liga Profesioniste e Futbollit dhe Federata Shqiptare e Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, vendosën t’i drejtohen me një kërkesë zyrtare Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë për ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve, si një kërkesë jetike e futbollit dhe sportit shqiptar.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, ku ishin të pranishëm 10 drejtuesit e klubeve pjesëmarrëse në Abissnet Superiore dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u diskutua në lidhje me këtë kërkesë dhe u bënë propozime konkrete për mënyrën se si do të vijojë dialogu me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Kuvendit për ndryshimin e ligjit për sponsorizmet në sport.

Liga Profesioniste e Futbollit sëbashku me FSHF-në do të riaktivizojnë negociatat me të gjithë institucionet dhe aktorët përgjegjës për të finalizuar ndryshimet ligjore që do t’i japin një frymëmarrje të madhe sportit shqiptar”, thuhet në njoftim. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje