“Është një nder për mua që luftova me Levandovskin. Besoj se ai e meriton ‘Topin e Artë’, vitin e kaluar të gjithë ishin dakord se fituesi ishte ai. ‘France Football’ duhet t’ia njohë të gjitha meritat që i takojnë”, – ka thënë Mesi pas fitimit të “Topit të Artë” të shtatë në karrierë, duke komplimentuar sulmuesin polak.
Vendimi për të kurorëzuar argjentinasin është shoqëruar me polemika të mëdha në fakt, jo vetëm në rrjetet sociale, ku dominon gjykimi se Robert Levandovski është vjedhur sa i takon çmimit prestigjioz. Shumica e lidhin vlerësimin e Mesit me faktin se ai është tashmë lojtar i PSG-së, pasi këtë vit nuk ka bërë aq sa për ta merituar çmimin, edhe pse fitoi me Argjentinën.
Në Gjermani shtypi, me në krye “Bild”, e ka quajtur një vjedhje të hapur ndaj Levandovskit dhe një skandal. Polaku po vendos rekorde të njëpasnjëshme me golat e tij dhe sipas gazetës gjermane, meritonte “Topin e Artë”. Levandovski mori 580 vota, ndaj 613 të Mesit.
Edhe shumë personalitete të futbolit botëror, ish-lojtarë dhe ish-trajnerë, janë të mendimit se çmimi i takonte sulmuesit të Polonisë dhe Bajernit.
Shpërthhen Matthaus
Lothar Matthaus shfryn ndaj France Football për faktin se Topi i Artë për vitin 2021, iu dha Lionel Messit dhe jo Robert Lewandowskit. Ish legjenda e kombwtares gjermane, Bayern Munich dhe Interit në një intervistë është shprehur se nuk e përtyp dot faktin që këtë çmim prestigjoz nuk e fitoi Leva i cili e meritonte më shumë se kushdo tjetër.
“Të jem i sinqertë nuk e kuptoj më botën pas kësaj ceremonie. Me gjithë respektin për Lionel Mesin dhe të gjithë lojtarët që ishin nominuar me meritë për arritjet e tyre, askush nuk e meritonte më shumë Topin e Artë sesa Robert Lewandowski. France Football nuk e zhvilloi fare në vitin e kaluar këtë ceremoni duke anashkaluar gjithçka që kishte fituar Leva me Bayernin.Ai nuk kishte asnjë lojtar që mund ta konkurronte. Por dhe nëse i referohemi 2021- shit, Leva ishte më i mirë se të gjithë.
Ai theu rekordin e Gerd Mylerit dhe shkëlqeu me Bayernin, ashtu si dhe me kombëtaren polake. Është e vërtetë që Messi fitoi Kupën e Amerikës, por me Parisin është një zhgënjim i madh. Benzema bëri gjithashtu një sezon perfekt, por me Realin nuk fitoi asgjë. Salah ishte i magjishëm si gjithmonë, Jorghinho fitoi Europianin me Italinë ashtu dhe Champions-in me Çelsin. Ronaldo nuk ishte gjithashtu konstant si Leva. Që Robert nuk fitoi, është për mua e pafalshme”, tha legjenda gjermane.
Ironia e Pele
Lionel Messi ja doli të fitonte Topit e tij të 7-të të Artë në karrierë pasi mposhti me një diferencë të vogël pikësh Robert Lewandowskin i cili ndoshta e meritonte më shumë se argjentinasi këtë çmim. Leo Messi është e uruar edhe nga legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele i cili me një postim në rrjetet sociale në një farë mënyre ka përdorur edhe doza ironie.
“Urime, Leo Messi, për një tjetër Top të Artë. Pa dyshim që është një nderim i drejtë për një talent të çuditshëm. Shtatë herë, faleminderit shumë!“, deklaroi kampioni i trefishtë i botës (1958, 1962 dhe 1970) në rrjetet sociale.
Pele 81-vjeçar edhe pse fitoi gjithçka me Brazilin por edhe klubin e tij të famshëm Santos, nuk fitoi asnjë Top të Artë në karrierën e tij të ndritur pasi në atë periudhë ky çmim prestigjoz jepej vetëm për lojtarët europianë.
Cmim qesharak.
Messi eshte gjenial! As ka patur dhe as do te kete lojtar si AI! Mos u beni qesharake! Lewandoski e te tjere jane lojtare te medhenj por jo te persosur si Messi! Kush ka luajtur pak futbol e kupton se mund te beje dicka si Ronaldo ose Lewandoski por kursesi ato qe ben Leo Messi!
O KekeLope!
Topi i Arte eshte çmim vjetor dhe nuk eshte çmim qe vlereson cili eshte lojtari me i mire ne bote gjate gjithe karieres se tij sportive.
Kete vit, ashtu si dhe vjet, i takonte Levandiwskit dhe ky fakt nuk i zvogelon vlerat e Messit si futbollisti, ndoshta, me i mire ne bote.
Po mire, nuk te ben pershtypje ty dhe te tjereve si ty, qe vjet, kur Levandowsky ishte i padiskutueshem jo vetem individualisht, por edhe me titujt e panumert qe mori me Bayern, ky France Football nxori pretekstin e pandemise qe nuk lejoheshin grumbullimet per ceremonine e dhenies se çmimit? Çdo çmim qe jepet ka dy aspekte: Se pari, caktohet personi qe e meriton çimin dhe, se dyti, behet nje ceremoni per dhenien e tij. Si mund te pranohet kjo llogjike, meqenese nuk bejme dot ceremonine, nuk japim as çmimin sivjet.
Gjate gjithe vitit 2020, megjithe kushtet e veshtira te pandemise, u luajten te gjitha evenimentet e lojes se futbollit, te gjitha kampionatet kombetare, te gjitha kupat e UEFA-s apo FIFA-s, natyrisht me kufizime te forta, si psh, pa prezencen e spektatoreve, nje dukuri qe nuk ishte pare ndonjehere. Por kjo nuk e pengoi fare te vazhdohej te luhej loja me e bukur ne bote. Dhe keta te France Football nuk gjeten menyren se si mund te benin nje ceremoni ne perputhje me kufizimet e pandemise, por i rane shkurt duke mos e dhene fare çmimin prestigjioz. Kjo eshte njesoj sikur UEFA te pezullonte vjet Champions League me pretekstin se, per hire te pandemise, nuk mund te celebrojme dot dhenien e kupes pas finales.
Leo bibilushi qe eshte rritur me hormone si nje ish-nanik dhe qe ka bere hajer vetem tek Barcelona nga qe ishte gjithe ekipi qe luante per xhuxhin ndersa tani tpek PSG e kemi pare cfare lojtari medioker qe eshte.
ishte vertet nje skandal ti jepje topin e arte nje lojtari si Mesi tashme komplet i amortizuar Lewandowski vjet mori tre trofete me te rendesishme ne Europe… Leo Mesi ka shume kohe qe fle gjume Po ca do presesh nga France football!
Per ju te dy me siper-te thuash ato qe shkruani juve per Messin eshte nje skandal i vertete, por juve aq kuptoni nga futbolli dhe aq flisni, prandaj ju falet. Messi eshte nje lojtar qe kurre nuk e ka pare bota me pare. Aftesite e tija individuale jane te pamundura per nje individ te vetem, natyrisht me perjashtim te tijin. Leo eshte nje rast unik qe zoti e krijoi per te na bere ne sportdashesve te futbollit qe te shijojme mrekulline e tij.
Eshte e vertete se Levandowski ka shenuar me shume se sa Messi kete vit, por te mos harrojme se ai luan me Bajernin, qe eshte momentalisht njera nga skuadrat me te forta te planetit. Vlera e Leos duket me renien e Barcelones mbas largimit te tij.
Mbas largimit te Leos gjithekush ka te drejte te pretendoje topin e arte sepse futbollin nuk i vjen me lojtar si ai!Levandovski eshte lojtar i mire ,ku si niveli i tij ka shume bota!A.Celentanon e pyeten nje here ne Rai 1 se kush eshte ne vend te pare ne muziken Italiane dhe ai iu pergjigj moderatorit:Ne vedte pare jam “une”,po ne te dytin e pyeti perseri moderatori dhe ai rrufeshem iu pergjigj “Une”,,atehere po ne vend te trete iu drejtua moderatori:perseri une iu pergjigj Adriano,pas tre vendeve mund te pretendoje ndokush .Keshtu edhe ne futboll nr.1 eshte Mesi,nr.2 perseri Mesi dhe ne te 3 -tin perseri Mesi.Pas ketyre vendeve vijne me radhe lojtaret qe pretendonin te mernin “Topin e arte” por qe para nderplanetarit Mesi atyre u takon “topja e arte”!
O sportdashesi , nuk behet fjale per cilesite e Mesit , ato i dime dhe dihen boterisht , dhe historia me Celentanon e bukur eshte por nuk i pershtatet botimit , me teper tregon cilesite e dikujti ….
Ketu behef fjale nese i takon sivjet apo jo , kuptove ??? Dhe shumica thone se nuk i takonte topi i erte ,dhe vete Mesi e ka te qarte qe nuk i takonte , ka 2 vite qe ne fushe thjesht ecen …..si ne perfaqesuesen Argjentinase dhe ne Barcelone luante gjithe skuadra per te , prandaj shikohet nje ndryshim radikal te PSG ….
France Futboll , ka probleme me lojtaret e bayernit , kush e haron vitin 2013 , kur Ribery fitoi gjithe trofete me Bayernin dhe Cristiano mori topin duke mos fituar absolutisht asgje ,e theksoj absolutisht asgje ……
Ndryshimi eshte se Mesi eshte njefi i madh dhe me nje menyre apo ne tjetren e tha qe Lewes i takonte , kurse Sarlatani Ronaldo u hoq e u poq se atij i takonte ne 2013-ten , perse????? Cberi ???? Ja.e te perkedhelhrit e UEFA FIFA, dh Franc Futboll , si te ta them , shesin me shume fytyrat e tyre se sa e Lewes ,apo Ryberi …..kuptove shoku ,nuk behet fjale per cilesite e Mesit sot , por ne se i takonte Topi i Arte sivjet , po te jesh i ndergjegjshem nuk i takonte …..Zorzinho cfare nuk fitoi , dhe sja dhane ……nejse …….