Gjelbrim Taipi tregon çelësin e suksesit tek Kukësi dhe raportin me vëllain e tij

29 Nëntor 2021, 15:57Sport TEMA

Gjelbrim Taipi është një lojtar kyç në skuadrën e Kukësit. Futbollisti shqiptar është i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “RTV Ora”, ka treguar edhe tregon çelësin e suksesit në sport.

Ai thotë se bëjnë 6 ditë stërvitje dhe 6 ditë mësojnë taktikën e vendosjes së lojtarit në fushë.

“Ne zakonisht çdo ditë mund të themi se për disa persona që mund të duket se është e tepërt. Ne çdo ditë punojmë vetëm taktikisht, 6 ditë në javë kemi vetëm stërvitje dhe 6 ditë në javë punojmë vetëm taktikë se si vendosen futbollistët. Ne kemi futbollist si në rastin e mbrojtësit të djathtë Domin që është hera e dytë që luan titullar në karrierën e tij por kur punon çdo ditë gjërat vijnë natyrshëm.  “- tha ai.

Ai ka folur edhe për raportin me vëllain e tij, teksa thekson se nuk i ka pëlqyer ndjesia kur e ka pasur kundërshtar në fushë sezonin e shkuar.

“Kur jemi grumbulluar në fillim kemi qenë vetëm 3 veta nga viti i kaluar. U fol se viti i kaluar ka qenë për tu harruar. Sa i përket cilësive vitin e kaluar kishte shumë më tepër. 

Kur erdhëm ditën e parë të grumbullimit të them të drejtën nuk isha shumë i kënaqur sepse nuk e ndjeja atmosferën e vitit të kaluar. Pastaj me ardhjen e trajnerit cdo gjë ka ndryshuar. Ndoshta nuk e besojnë por ne 6 ditë të javës stërvitemi vetëm për taktikë. Por duhet të qendrojmë me këmbë në tokë”, tha Taipi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje