Vladimir Putini i futbollit shqiptar

27 Nëntor 2021, 13:27Sport TEMA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, është një nga njerëzit e vetëm në Europë që drejton një institicion futbolli prej 20 vitesh dhe këtë sundim kërkon ta vijojë edhe për shumë vite të tjera.

Mbretërimi i tij në krye të institucionit të futbollit shqiptar është krahasur me drejtimet që shumë lider autoritar kanë kapur shtetet e tyre dhe nuk largohen nga postet drejtuese, pavarsisht skandaleve të shumta.

I njëjtë është dhe kreu aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, për të cilin kanë nisur krahasimet se me cilin lider famkeq ngjason.

Dhe emri që ai ka thuajse të njëjtën ngjashmëri që nga periudha e marrjes së drejtimit të pushtetit dhe që vijon ende dhe që nuk ka ndërmend të largohet ndonjëherë, është ai i presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Duka dhe Putin janë zgjedhur afërsisht në të njëjtin vit në poste drejtuese të larta dhe që prej asaj periudhe ata nuk janë larguar më kurrë, duke e mbajtur karrigen me dhunë, korrupsion dhe manipulime.

Jo më kot Armando Duka po fillon të cilësohet si “Vladimir Putini i futbollit shqiptar”, pasi struktura që ai përdor për të mos e lëshuar karrigen e Federatës është e ngjashme me metodat diktatoriale që përdorin liderët si Vladimir Putin etj.

Edhe pse UEFA ka vendosur kufizimet për mandatet, Armando Duka mbetet i vetmi njeri që nuk rrespekton asnjë rregull e ligj, duke vendosur diktaturën në krye të futbollit shqiptar.

Dhe pyetja që nuk ka një përgjigje është sa vite do të qëndrojë ky në krye të FSHF-së?

Dhe çfarë kontributi do të jap më ky person që për 20 vite vetëm e ka tupëruar dhe zhytur në skandale institucionin e futbollit shqiptar?

Dhe ajo që është e dukshme është frika që këta persona si Armando Duka tremben mos pasjes pushtet, pasi zullumet e shumta që kanë kryer i detyron që mos të largohen kurrë nga ajo karrige. Se kanë frikë se përfundojnë në burg po iu hapën letrat…(TemA)

2 komente në “Vladimir Putini i futbollit shqiptar”

  1. ?????? says:

    duka eshte koka e korrupsjonit ne futboll turp i botes

  2. ts says:

    Pra ky perfaqson politiken ne fuqi ! E “pa zonja” te shkarkoj e ta ver para pergjegjesis kte “diktator” te nje federate ku sic shkruhet esht i mbushur me dallavere e korupsion te turpshem ! Kjo tregon se se te gjith ushqehen me kte lloj muti qe ju shijon te ter kompleksit shtetror ,se ky esht morali i ktij shteti qe ne zgjedhim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje