Italia ose Portugalia jashtë Botërorit të Katarit, hidhet shorti

26 Nëntor 2021, 17:50Sport TEMA
Italia ose Portugalia jashtë Botërorit të Katarit, hidhet shorti

Është hedhur shorti për fazën Play Off në botërorit Katar 2022, teksa goglat janë treguar të pamëshirshme me Italinë e Portugalinë. Të dyja janë në të njëjtin grup dhe vetëm njëra prej tyre do t’ia dalë të shkojë në Katar, duke e bërë më emocionuese fazën Play off.

“Të kaltrit” do të sfidojnë Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale dhe më pas në finale do të përballen me fituesen e çiftit Portugali-Turqi, për të marrë një biletë për në Katar.

Plot 12 skuadra europiane do të marrin pjesë në fazën Play Off dhe vetëm 3 prej tyre do të sigurojnë një biletë për në Katar 2022. Sistemi i Play Off-it organizohet në 3 grupe me 4 skuadra, të cilat përballen dy e nga dy në gjysmëfinale dhe fitueset sfidohen në finale për një biletë.

Gjysmëfinalet e Play Off-it të Katar 2022 do të luhen më 24 mars, ndërsa 5 ditë më vonë, do të luhen finalet, ku edhe do të përcaktohen tre skuadrat e fundit që do të garojnë në Botërorin e ardhshëm.

Grupi A

Skoci-Ukrainë 24 Mars

Uells-Austri 24 Mars

Finale: Fitueset në Uells ose Austri   29 Mars

Grupi B

Rusi-Poloni  24 Mars

Suedi-Republika Çeke  24 Mars

Finale: Fitueset në Rusi ose Poloni  29 Mars

Grupi C

Itali-Maqedoni e Veriut  24 Mars

Portugali-Turqi  24 Mars

Finale: Fitueset në Portugali ose Turqi   29 Mars

2 komente në “Italia ose Portugalia jashtë Botërorit të Katarit, hidhet shorti”

  1. Gert Myler says:

    Pra Italia eliminohet nga Maqedonia dhe Portugalia nga Turqia.
    Në finale Turqi – Maqedoni…. Njëra nga këto në botëror.

  2. pjeter says:

    Pse portugalia e ka te lehte me Turqine qe e beni fakt te kryer finalen Itali-Portugali?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje