Ngjarjet e fundit me skandalin FSHF – KF Tirana dhe reagimet e te dy paleve per te na mbushur mendjen. FSHF mendon se shqiptaret jane naiv dhe hane vetem bar.
Albania Team do te mundohet të jua shpjegoj me fjal te thjeshta te gjithe skemen.
– KF Tirana merr pjese ne Play Off te Europa League dhe merr si shperblim nga UEFA 1 mln euro. Shperblimi jepet nje vit me pas.
-UEFA shperblimin prej 1 mln eurosh e kalon ne llogarine zyrtare te FSHF dhe sipas rregullave te UEFA-s, FSHF duhet ta kaloj 1 mln euroshin ne llogarine zyrtare te KF Tirana.
Ketu lind problemi, para 5 vitesh KF Tirana humbi gjyqin ndaj ish presidentit Metush Seferi dhe klubi i detyrohet te paguaj 500 mije euro. KF Tirana akoma nuk e ka paguar shumen dhe per kete arsye i eshte bllokuar llogaria KF Tiranes nga Permbarimi. Kjo do te thote qe klubi nuk kryen dot transaksione ne llogarine zyrtare te klubit.
FSHF duke mos pasur dot mundesine qe ti kaloj 1 mln eurot ne llogarine zyrtare te KF Tiranes, ka gjetur nje zgjidhje “shqiptarçe” dhe i ka kaluar parate ne llogari te ndryshme te familjes se presidentit Refik Halili. Pershembull 450 mije euro te Refik Halili, 300 mije euro te Grent Halili, 200 mije euro tek Goldi Halili e 50 mije euro te Halili shpk.
Ajo cfare ka bere FSHF, eshte nje zgjidhje bujare dhe qe i vjen ne ndihme KF Tiranes, por nuk eshte ligjore! UEFA ka ndjekur transaksionet e FSHF dhe ka vene re qe ato 1 mln euro nuk jane derguar ne llogarine zyrtare te KF Tiranes.
Per kete arsye, me te drejte UEFA ngre dyshime per korrupsion dhe me ane te Permbarimit i bllokon llogarine zyrtare FSHF. Kjo gje vetem i sjell nam te keq FSHFs ne Evrope, duke ditur qe vitet e fundit e patem ngritur disi pjacen dhe ishim bere te besueshem per UEFA-n.
Kontrolloni bilancet e vjetra,dhe ato të “certifikuara”,sa sponsor faktik kanë qenë dhe sa rezultojnë në bilanc të kenë paguar, dhe shumat që kanë derdhur(s’kanë),c’dokush mund t’i kerkoj,ç’do Klub antar i shoqatës së futbollit, shteti dhe gazetat më pak kuriozitet,
Shifrat e mos përfunduara në arkën e federatës jane të konsiderueshme
Ore do beheni serioz ??? Si mundet UEFA ti kerkoje permbarimit te bllokoje llogarite e FSHF ??? Mbi cfare baze ligjore??? Mos flisni budalleqe….nese nuk dini cfare te thoni, heshtni, bejuni serioz.
A keni dokumente qe vertetojne transferimin e fondeve nga FSHF tek llogarite personale???? Nese keni, publikojini, nese jo heshtni. Merruni me ndonje pune tjeter.