Janë mbyllur dy ndeshjet e para të Champions Leauge që kanë nisur në orën 18:45. Interi nuk zhgënjen ndaj Shaktarh në shtëpi dhe merr një fitore të artë 2-0.
Pjesa e parë e sfidës u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë, Dzeko shënoi dy herë për 6 minuta.
Fillimisht sulmuesi boshnjak shënoi në minutën e 61-të me një gjuajte nga jashtë zone, ndërsa 6 minuta më vonë me kokë mposhti për herë të dytë portierin kundërshtar.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e parë në pritje të ndeshjes së Real Madrid. Nëse madrilenët do të fitojnë ndeshjen e tyre, Interi do të kualifikohet zyrtarisht për në raundin tjetër.
Në sfidën tjetër, Ajax ka fituar me përmbysje 1-2 ndaj Besiktas në transfertë. Turqit shënuan të parët me Ghezal nga penalltia, ndërsa në pjesën e dytë Haller shënoi dy herë për Ajax duke i dhënë kështur fitoren e 5-të radhazi në grup.
Ajax është kualifikuar në raundin tjetër dhe kyreson në vendin e parë me 15 pikë.