“Është një mi kanalesh”, Gëzim Sinemati i përgjigjet Refik Halilit: E mban peng dosja që ka në Federatë

23 Nëntor 2021, 15:58Sport TEMA

Gazetari i njohur, Gëzim Sinemati i ka kthyer përgjigje presidentit të Tiranës, Refik Halili pas deklaratës që ky i fundit bëri pas eleminimit nga Kupa kundër Dinamos.

Numri një i bardhebluve u shpreh se këta persona që bëjnë deklarata për tolerime ndeshjesh i largojnë tifozët nga stadiumi.

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Sinemati u shpreh se nuk e priste një ofendim të tillë nga presidenti Halili e mendon se ka qenë i nxitur.

Deklarata e presidentit Halili? “Nuk mund të ofendohen gazetarët në këtë mënyrë. Po afrojnë zgjedhjet dhe unë kam përvojë e nuk janë rastësi disa gjëra. Nuk jemi ne që kemi larguar tifozët, por janë vetë presidentët.

Tirana ka një dosje peng në Federatë për ndeshjen me Ballshin. Nuk e besoja dot pasi nuk e kam parë intervistën, por më thanë e mendoj se ka qenë i nxitur.

Nuk kishte pse të kalonte në këto ofendime pasi edhe kur kanë qenë familiarët e tij kemi folur e kemi debatuar normalisht. Para dy javësh doli një zyrtar që ofendoi të gjithë tifozët”, u shpreh Sinemati.

2 komente në ““Është një mi kanalesh”, Gëzim Sinemati i përgjigjet Refik Halilit: E mban peng dosja që ka në Federatë”

  1. Ilir says:

    Halili nuk diskutohet qe ka gabuar por edhe gazetaret i japin te drejten vetes te akuzojne pa asnje baze thjesht cdo gje qe thone ata eshte e verteta.Ne eleminim nga kupa nuk pati pazare pasi tirana fitoi dhe me penallti u eleminua ku eshte pazari sipas Sinematit.Halili do kishte bere mire ta conte ne gjykate se keshtu zen mend gazetaret

  2. Qamushi says:

    Sinemat, duhet ta mprehesh me shume lapsin kur i pergjigjesh Refik katunarit! Kjo pergjigje kaq zyrtare nuk eshte tipike e jotja:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje