"Shqipëria të mos marri nga Kosova", ish lojtari i Kombëtares: Ka mundësinë të kemi sukses me lojtarë shqiptar

22 Nëntor 2021, 13:33Sport TEMA

Eduard Abazi ka qenë i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Portugalia për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”. Ish-futbollisti shqiptar analizon Kombëtaren kuqezi, vendin e tretë të së cilës e konsideron një meritë të lojtarëve dhe të FSHF-së.

Skauti i Boavistas hedh edhe idenë që ia ka propozuar më parë të ndjerit Fadi Vokrri, që në të ardhmen Shqipëria të seleksionojë vetëm lojtarë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosova të seleksionojë vetëm lojtarë shqiptarë të Kosovës. Sa i përket të ardhmes së Rejas, Abazi është i mendimit se bashkëpunimi duhet të ndërpritet në fund të kontratës.

“Nuk është një vend i tretë pa meritë, është me shumë meritë. Të gjithë ishin të përqendruar te kundërshtarët e tyre, pasi me Andorrën dhe San Marinon ishin të bindur që do të merrnin fitoren. Është një rezultat historik që i dedikohet strukturës së Federatës Shqiptare, i dedikohet edhe atyre djemve që kanë sakrifikuar gjatë këtij kualifikimi. Është meritë e kësaj gjenerate.

Vetë trajneri ka bërë një analizë pas Andorrës ku e thekson mirë që janë seleksionuar 46 lojtarë shqiptarë. Është një seleksionim të madh. Jo sa seleksionohen, por kush është kualiteti i saktë që të mos vijë kjo humbje me Anglinë. Pavarësisht se ju si media shpreheni gjithmonë që mungoi një X lojtar, mungoi tjetër kush… Domethënë kjo i bie që ne paskemi qenë më të mirë se Anglia dhe na munugan 2-3 lojtarë. Jo nuk është e tillë. Duhet të jemi të saktë, që ata që janë seleksionuar kanë një dëshirë të madhe për të luajtur me Anglinë. Por dëshira e madhe të luash me Anglinë dhe qoftë mungesat nga pandemia ta bëjnë shumë të vështirë atë egon, emocionin dhe dëshirën që të marrësh një rezultat pozitiv nga Anglia.

Ne do bazohemi te rezultati final, te vendi i tretë. Kjo është një meritë, qoftë për xhelozinë e shumë komentatorëve, qoftë për analizat që bëjnë mediat, kjo është një meritë e Federatës. Nuk dua ti bëj elozhe Federatës, i bëj elozhe punës. Fundi ishte vendi i tretë, i cili ishte objektivi i parë i akorduar nga grupi i punës. Nëse do të merret me seriozitet dhe hapur fare të flitet në televizor, Anglia në lojën e dytë na dha një mësim: “Urdhëroni topin, luajeni se ne nuk kemi dëshirë që t’ju shënojmë më”. Kjo i përmbledh të gjitha.

Duhet të bazohemi në struktura të forta, në projekte serioze të futbollit. Nuk duhet të merremi në minimizime për vendin e tretë ose vendin e dytë. Duhet të seleksionojmë në cilësi. Bajrami është një qendërmbrojtës jashtëzakonisht i mirë. Ka tre vite me Benfikën. Momentalisht nuk është për Kombëtaren A, por ka perspektivën për të ardhmen. Shqiptarë të tjerë nuk ka në Portugali, janë dhe dy djemtë e mi por janë të vegjël. Luajnë në Superligën portugeze të të rinjve. Ata janë shqiptarë të regjistruar në Shqipëri, janë seleksionuar nga ekipet zinxhire shqiptare.

Shqipëria ka mundësinë të ketë një sukses me lojtarë shqiptarë. Në takimin që bëmë me Vokrrin, pasi mbaruam mbledhjen e parë kemi biseduar me të ndjerin Fadil Vokrri. Në projektin që paraqitën një nga idetë që unë sugjerova ishte që megjithëse Kosova ka lojtarë jashtëzakonisht të mirë nëse ne zgjedhin 50 lojtarë të seleksionojmë në ekipin kombëtar, Kosova ka mbi 200 lojtarë për ti seleksionuar në ekipin kombëtar. Unë i sugjerova Vokrrin që të priten këto marrëdhënie që lojtarët e Shqipërisë të përfaqësojnë Kosovën dhe lojtarët e Kosovës të përfaqësojnë Shqipërinë. Sepse ne jemi para një fakti që jemi dy shtete. Vokrri këtë e kishte pikën kryesore, që pak nga pak me pikatore do ti shkurtonte të gjitha këto seleksionime.

Reja? Medoj që të largohet në nëntor të vitit 2022 që të prodhohet një futboll tjetër, sepse me sa pashë unë është një futboll që nuk jep ndonjë kreativitet. Ky është mendimi im duke respektuar në maksimum shërbimin e Edi Rejës. Në nëtor të 2022-shit të mbarojë kjo punë.”, ka thënë Eduard Abazi.

6 komente në ““Shqipëria të mos marri nga Kosova”, ish lojtari i Kombëtares: Ka mundësinë të kemi sukses me lojtarë shqiptar”

  1. Hahahahaha says:

    Ky ishte “koqe kandari” s’dinte te “lidhte” 2 fjale….ne ate kohe qe “luante”…tani me Portugali na qenka bere “ekspert”…..”cudirat” shqiptare nuk kane fund…..

  2. Tifozi Dinamovit says:

    Ed Abazi ka qen lojtar i shkelqyer i Dinamos dhe djal jashtzakonisht i mir , me behet qefi qe prononcohet per futbollin ton , edhe un jam i mendimit qe komtarja Shqiptare duhet te grumbulloj vetem lojtar Shqiptar , nuk i kan me te mir se ne talentet kosovaret , ne tani po fillojn te na dalin ne drit fmit e refugjatve qe kan ikur mas 90tes , tani do shikoni qe do ket shum talente si Mbroja dhe kumbulla , megjith respektin per te gjith lojtaret kosovar qe kan mar pjes ne komtaren ton , tani gjerat duhet te ndahen , shteti kosoves ka perfaqsusen e vet , kurse shqiptaret e Maqedonis duhet te grumbullohen nga shteti am Shqiperia se me flamurin e kosoves nuk i lidh gje , pra ne komtaren ton duhet te grumbullohen vetem shqiptar te shqiperis dhe maqedonis , rrespekte per Eduatd Abazin i uroj jet te lumtur ne portugali .

    1. Gostivari says:

      Shko e merr nga Serbia, të përmjerësha shpirtin grekosslav!

      1. tifozi says:

        Gostivari-mos ja ver veshin ketyre debilave qe na perrallosin per lojtaret “shqiptare” e ato “kosovare”. Po a nuk jane shqiptare edhe ato te Kosoves?
        Vetem idjotet apo antishqiptaret mundet te dalin me te tilla deklarata. Cfare do ti thoshte ky hajvan me kollare atyre lojtareve shqiptare qe kane luajtur apo luajne per shtete te tjera? A mos do ti kerkoje federative te huaja qe te mos rekrutojne lojtare shqiptare me pasaporta te atyre vendeve?

  3. Omer says:

    Shqipëria ka lojtarë mediokër ,flas edhe për ata të diasporës, u bënë 30 vjet dhe nuk i ka kush në tefter,luajnë në klube me nivel mesatar e shumica në klube pa emër, duhet të jemi realistë. Sdq ngushëllohemi,duke përjashtu serbët e kroatët ,skuadra të një pianeti tjetër, të gjithë ballkanaset po vuajnë e janë madje më dobët se ne,me një veçanti ,Maqedoninë,skuadër pa yje,por e organizuar.

  4. Kush i ndan shqiptarët në kahina dhe kombëtare është serbofil si Vokrri , Duka dhe Abazi etj. Krenohei me djem me gjak shqipatri kudo që janë. Ju prift e mbara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje