Kombëtarja gjithmonë është temë diskutimi, madje edhe në një edicion si ky i fundit ku grumbulloi për herë të parë 18 pikë në kualifikueset e Botërorit.
Por, ndonjëherë duhet edhe një këndvështrim ndryshe për të bërë një bilanc, ndaj edhe “Panorama Sport” intervistoi profesor Përparim Kabon. Ai vlerëson kuqezinjtë për disa arritje të rëndësishme, mes tyre edhe fitoret me Hungarinë, por nga ana tjetër thekson se ka probleme thelbësore dhe mungojnë analizat që sjellin më pas edhe progresin e dëshiruar.
U mbyllën kualifikueset e Botërorit dhe tani ka një diskutim të pashmangshëm mes atyre që mendojnë se Shqipëria ia doli me sukses dhe një pjese tjetër që thonë se Kombëtarja jonë mund të bënte më shumë se kaq. Ju si mendoni profesor?
Emocionalisht u jap të drejtë të dyja qasjeve, por në një analizë të thellë teknike dhe profesionale, gjithçka duhet parë në kahun e mundësive reale dhe shfrytëzimit të tyre maksimalisht. Ndaj, pyetja më e drejtë do të ishte: A jemi ne në nivel më të lartë se ekipi polak dhe për shkak të gabimeve nuk shkuam në Botërorin e Katarit? Unë mendoj se dy fitoret me Hungarinë, e cila bëri një figurë shumë të mirë në Europian, janë një arritje që jo të gjithë e kishin menduar kur u hodh shorti. Ne duam të ecim edhe më shumë sepse rasti i Maqedonisë së Veriut është nxitës dhe referues, por si dhe me cilat ndryshime? Kjo është një pyetje e hapur që kërkon përgjigje dhe analizë të thellë.
“Analizë të thellë” thoni ju, por ish-trajneri i shquar, Neptun Bajko, shpeshherë ka qenë kritik, pikërisht për mungesën e analizës në Kombëtare…
A mund të jeni pak më konkret në këtë pikë: Për çfarë analize bëhet fjalë? Po, jam i hapur, analizat e thella bëhen nga specialistët e kualifikuar dhe jo thjesht nga media, që në të shumtën e rasteve në emisione televizive mbetet peng e sociologjisë sportive dhe konstatimeve. Janë disa tregues që zoti Bajko si një ish-trajner i Kombëtares dhe i specializuar në Koverçano, akademia më e mirë e taktikës, i njeh mirë dhe në detaje.
Për shembull?
Po ja të marrim njërën prej tyre: Skema me të cilën luhet dhe marrja e rendimentit maksimal brenda saj duke zbatuar manovrën e praktikuar dhe zbatimi në një lojë të zhdërvjelltë e me rezultat. A mund të luhet me të njëjtën skemë si me Anglinë dhe me Andorrën? Apo si me Poloninë në Varshavë dhe kundër saj në Tiranë…? Jo, nuk mund të luhet. Atëherë pse nuk bëhet një analizë? Skemat që solli Reja janë disa apo është vetëm një, e cila në mënyrë gati dogmatike u pa në të gjitha ndeshjet…? Një princip tjetër është loja me top, loja pa top, lëvizjet dhe zhvendosjet me qëllim kapjen e hapësirave dhe sigurimin e veprimeve korale në harmoni. Pse nuk ka analizë për këtë aspekt? Të pasosh në vijë të drejtë është rutinë, jo tregues i mbajtjes së topit… Unë me bindje them se skema e përdorur në Londër me presingun lart kundër ekipit të “Tre Luanëve” krijoi shumë hapësira në mesfushë dhe me pasime në gjysmëthellësie ata me dy-tri pasime arrinin në zonën tonë, prandaj edhe gati çdo 10 minuta shënonin me një lehtësi të habitshme.
Ju përmendët Maqedoninë, e cila ka pasur progres të vazhdueshëm në edicionet e fundit, por jo me trajner të huaj… A është një domosdoshmëri trajneri i huaj për Shqipërinë në të ardhmen? A kemi pasur ne progresin e duhur me ta, duke iu referuar edhe cilësive që ka ky brez futbollistësh?
Kjo është një çështje delikate. Unë nuk jam as ksenofob e as një njeri që vë si kriter kombësinë. Për mua ka rëndësi aftësia e atij që drejton dhe ajo matet, është histori e certifikuar. Ne nga jashtë nuk kemi marrë trajner në nivel ekipi kombëtar apo fitues të Champions League… Ne kemi afruar ose trajner mesatar ose njerëz që duan të pasurojnë CV-të e tyre. Tashti, së fundmi, kemi një ekspert në fund të karrierës së tij, i cili ka pa dyshim vlera, por se nuk është një ithtar i futbollit modern. Edhe trajnerët shqiptarë duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk e kanë kulturën e futbollit modern. Me diskutime në studiot televizive dhe me opinionet që ata ngrenë nuk tregojnë se janë më të zotë se Reja. Të bësh vërejtje është gjëja më e lehtë, por të ndërtosh një ekip fitues duhet cilësi dhe garanci profesionale. Pra, ata duhet të shkojnë në akademitë e përgatitjes dhe licencimit të trajnerëve… Duhen gjuhë të huaja të lexosh dhe jo thjesht përvoja personale si ish-futbollist apo si ish-trajner.
Profesor, sipas jush, çfarë duhet të korrigjojë në mënyrë emergjente kjo skuadër?
E para dhe kryesorja, të marrë pavarësinë nga kreu i federatës, që në çdo rast bën orakullin. Ka disa gazetarë që me kultin që i kanë ngritur atij duke e marrë në intervistë vend e pa vend i bëjnë dëm atij vetë. Ekipi kombëtar nuk është pronë e federatës, por është ekipi i flamurit kombëtar. Ju kujtohet rasti kur ekipi kombëtar i Francës doli pa asnjë pikë nga një event ndërkombëtar. Trajneri u shkarkua menjëherë dhe as u pyet federata apo u mor parasysh kontrata. U tha se ishte turpëruar flamuri kombëtar. Ekipi ynë kombëtar është keqpërdorur në shumë raste, nga politika, nga federata dhe nga disa media apo mediatar. Kur ka sukses të gjithë i dalin zot dhe duan të “vjedhin” nga lavdia, ndërsa kur ka dështim op, të gjithë largohen dhe ngrenë gishtin se “fajtori” është trajneri… Ky ekip ka nevojë të rrisë cilësinë dhe të mos mbetet peng i emrave.
Pse e thoni këtë?
Sepse ka disa lojtarë me stazh që duken si pa forcë deri në fund, siç edhe ka disa të rinj që duhet t’u jepet mundësia, por edhe ata duhet të kuptojnë përgjegjësinë. Mendoj se në aspektin e harmonisë dhe skemave taktike duhen ndryshime. Ne shënojmë shumë shumë pak. Ti shënosh vetëm 2 gola Andorrës çfarë shpjegimi mund të gjesh?! Një tjetër aspekt është harmonizimi me dy ekipet kombëtare U-19 dhe U-21. I kam ndjekur ndeshjet e tyre. Tek U-19 kam parë disa talente që duhen afruar edhe duke “djegur etapat”. Sot, pranohet gjerësisht se futbolli me djem të rinj ka më shumë dinamizëm. Sigurisht, kjo gjë duhet bërë me kujdes dhe maturi.
Profesor, në ç’raport janë trajningu me elementët e tjerë të drejtimit të një ekipi kombëtar futbolli?
Kur duam të ndërtojmë një ekip kombëtar futbolli, te ne e gjithë historia nis dhe mbaron, “cili trajner afrohet dhe cili do të largohet”. Mbaron një dashuri me hidhërim dhe nis një e re me optimizëm. Në asnjë rast nuk dëgjojmë se si në staf punohet për përgatitjen atletike, si matet fuqia kalorike ushqimore, a ka apo nuk ka psikolog ekipi, cila është gjendja mentale dhe si sigurohet inteligjenca emocionale maksimale. Dëgjova pas ndeshjes në Londër Hysajn, që është lojtar me përvojë dhe luan në Serinë A në Itali. E justifikoi pësimin e pesë golave në pjesën e parë, me një lloj frike apo zhbërje në personalitet, si të thuash frikë nga kundërshtari. Eh, në antropopsikologji ky element njihet si aftësia për të punuar nën trysni. Ekipet e vogla ngrihen kur mundin edhe ekipe të mëdha. Ne kemi mundur kampionen e Europës, Rusinë, kampionen e Europës, Greqinë dhe Portugalinë, por pas atyre ndeshjeve nuk ka as një analizë se cilët kanë qenë elementet që në ato ndeshje kemi manifestuar maksimalisht.
Cilat kanë qenë sipas jush?
E para dhe kryesorja ka qenë ndeshja si të barabartë, pa inferioritet dhe me një ekuilibër mental, psikologjik dhe emocional shumë të lartë… Si ky element ka dhe të tjerë… Mos të mendojmë se trajnerin e kemi të huaj dhe për këtë arsye gjithçka shkon vaj… Sot, mekanizmi i brendshëm i ndërtimit të një ekipi kombëtar është sport, shkencë, mjekësi, psikologji dhe media…!
Duhet te nderhyje shteti ta largoje oktapodin.Ai manipulon zgjedhjet dhe e quan veten mbret i futbollit duke bere skena te shemtuara si ne bjellorusi duke i bere fresk cengiet bjolloruse dhe ky si majmun rrinte ulur para tyre.
Po nuk u largua Duka i droges me stafin e degjeneruar gjithmon humbje do te kemi.
Duka po ben 20 vjet e pretendon te qendoje prap, sepse ai thote qe nuk ka asnji ta zevendesoi. ky person i perjetshem nuk duhet te jete po na demton futbollin ..Te hiqet, te hiqet…por servilet e frikacaket qe ka grumbulluar ne federate nuk kane kurajo, marrin paga e shperblime dhe kane mbylle gojen hapin opinione servilesh se nuk ka njeri qe te drejtoje federaten se vetem ai duka ,sic thone servilet edhe per drejtuesit e partive ne vend
Vokrri nga Kosova dhe Duka nga Shqipëria e kanë dëmtuar futbollin kombëtar.
I njejti avaz kudo ne Evrope. deri edhe Blateri me Platinine te njejtat pislleqe benin, u desh hapja e peteve te byrekut nga FBI qe te hiqeshin. Edhe Duken, po nuk u bene hetime dhe te dalin te palarat, aty e keni mullar deri sa te vdese nga ndonje atak ne zemer. Duhen bere me limite keto lloj pozicionesh, maksimumi 2 here President Federate dhe aq, shqiptaret nuk dine te zbresin vete nga kali, duhet t’i hedhi kali ose t’i marresh zvarre poshte.