Refik Halili nuk përmbahet: Gëzim Sinemati është një mi kanalesh

19 Nëntor 2021, 09:45Sport TEMA

“Kemi shumë gjëra për të thënë. Ishte një sakrificë dhe lojë e pastër nga lojtarët. Më vjen keq për çunat për arsye se kishin premtuar që do të bënin ndeshje të mirë e do bënin kthesë, që është diskutuar që në ditën e parë kur humbëm ndeshjen.

Na vjen keq por i falënderoj për sakrificën edhe tifozët edhe pse një pjesë e mirë flisnin që ndeshja është e lënme e kjo bëri që të mos kishte shumë në stadium”.

Me këto fjalë e nis deklaratën e tij, pas eleminimit në Kupën e Shqipërisë presidenti i Tiranës, Refik Halili, që edhe për këtë “faturë” financiare të munguar, por edhe për aludimet e ditëve të fundit në lidhje me trukimin e rezultateve mes kampionatit e Kupës, ku Tirana e Dinamo u përballën tre herë radhazi, ka shpërthyer tërbimin e tij, duke e drejtuar sulmin personalisht mbi gazetarin Gëzim Sinemati.

“Këto për mua janë minj kanalesh, i pari nga këto është Gëzim Sinemati. T’ia thonë atij, janë minj kanalesh që ndyjnë futbollin me atë që dalin e thonë në intervista e opinione. Kur japin opinione të jenë të kujdesshëm, ata dëmtojnë futbollin shqiptar”, ka shfryrë dufin numri 1 i klubit.

Halili është ndalur edhe te ish-portieri i tij, që mbron tani kuadratin e Dinamos, e që eleminoi bardheblutë me pritjen e tre penalltive:

“Bakaj është një djalë shumë i mirë, ka treguar që di të vazhdojë futbollin. Unë e përgëzoj për atë çfarë bëri dhe këtë duhet ta ketë parasysh Dinamo se ai është portieri që i shpëtoi nga kategoria dhe i ngjiti.

Ne vazhdojmë të ecim e vazhdojmë kampionatin. Më vjen keq që çunat janë lodhur 120 minuta, fati nuk ishte me ne, i uroj suksese Dinamon, të ecë para”, tha Halili para gazetarëve.

4 komente në “Refik Halili nuk përmbahet: Gëzim Sinemati është një mi kanalesh”

  1. Nje rrugac pedeje says:

    Ky esht nga “demokratet” qe e molen shtetin permes pedes, mire e mir. Pika nxjerrjesh inertesh, duke shkaterruar shtreter lumenjsh, pasuri te tundshme dhe te patundshme. Ku e gjeti ky breke grisur gjithe ate mall e pasuri?! Ja kjo ishte Dhjerokracia, ku ca startuan me hile. Ketyre duhet tu konfiskohet cdo pasuri e bere duke vjedhur e zhvatur kete vend. Vetingu duhet te kete fuqi prapa vepruese ne kohe.

  2. Qamushi says:

    Eh çfare i bere vetes o Refik katunari:) Tani do ta provosh mire sarkazmen dhe talljen e Sinematit!

  3. Bato says:

    Po pse kruhesh me nje intelektual, gazetar e figure sportive si Sinemati, mor katnar tirooooone!?

  4. erandi says:

    Mos u habisni Refik HALJA eshte tironc nga ata qe kane shpi me qerpin, nji hurme, nji pus dhe nji budall ne shpi…. E mor budall….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje