Kukësi eliminohet nga Kupa e Shqipërisë, Partizani, Laçi e Teuta në çerekfinale

17 Nëntor 2021, 15:42Sport TEMA

Janë luajtur ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë ku pati surpriza të mëdha. Kukësi ishte skuadra e madhe e eliminuar në këtë raund ku nuk mundi të kthente humbjen e parë që pësoi 3-1 me Egnatian.

Sfida e dytë u mbyll me fitoren 1-0 për  verilindorët të cilët nuk arritën të shënonin më shumë dhe i japin lamtumirën objektivit të dytë për nga rëndësia për këtë sezon.

Partizani gjithashtu avancoi më tej falë fitores 2-0 me Besëlidhjen të cilët I kishte mundur 1-0 edhe në ndeshjen e parë. Laçi u mjaftua me barazimin 1-1 ndaj Tomorit për t’u kualifikuar më tej ndërsa Teuta fitoi edhe në ndeshjen e dytë 2-0 me Korabin.

Vllaznia shpartalloi 6-1 Pogradecin duke mos u kursyer në gola në ndeshjen e kthimit ku e para ishte fituar 2-0.

Flamurtari bëri surprizën teksa avancoi në çerekfinale me suksesin 4-2 në fushën e Kastriotit që bëhet ekipi i dytë nga Superiorja që eliminohet në Kupën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje