Shqipëria mbylli mbrëmë eleminatoret për Botërorin “Qatar 2022”, duke u renditur në vendin e tretë.
Për herë të parë në histori në histori kuqezinjtë grumbulluan 18 pikë me në krye trajnerin Edi Reja. Pas këtyre kualifikuesve ka reaguar Dritan Shakohoxha.
Edhe pse ende s’janë bërë zyrtarë kandidatët për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, zgjedhjet e së cilës do të mbahen në shkurt, gazetari i njohur sportiv pritet të garojë me Armand Dukën për karrigen e presidentit.
Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku duket i kënaqur me grupin e lojtarëve që ka Shqipëria, por sipas tij trajneri s’është i duhuri.
Shako bën thirrje që në krye të pankinës kuqezi të vijë një shqiptar. Në diçiturën e fotos së postuar në rrjetet sociale, ai shkruan:
“Kemi një brez plot talentë e pasion, mbase shpejt do i gëzohemi një kualifikimi. Koha për një trajner shqiptar”, përfundon Shakohoxha.
trajner shqiptar ne rregull por po nuk u forcua futbolli vendas atehere do vazhdojme te peshkojme talente neper bote e kryesisht itali ndaj do perfundojme prape me Italian… se italiani ia del me klubet italiane
Shakohoxha keput dokrra. Eshte e kunderta; kete skuader ska trainer qe e sistemon. Nivel mediokerr me fytyra fshati! Penalltia e mbremshme simulim i turpshem.
Nje trajner gjerman, ja cfare i duhet Shqiperise.Turqia mori nje te tille eshte ne play off, per mos te permundur rastin e Greqise qe doli kampion Europe dhe u mund nga Shqiperia qe drejtohej nga Brigel.Larg italianeve dhe mentalitetit te tyre.