Kërcimi më striptistet, mediat pranë Armando Dukës: Pse e ngacmoni, ai në këto 20 vite vetëm ka investuar për futbollin

15 Nëntor 2021, 20:00Sport TEMA

Gazeta TemA publikoi pak ditë më parë një video ku shihej se si presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, dëferhej mes alkolit, striptisteve, e parave në një nga klubet e natës në Bjellorusi.

Ajo që ishte skandaloze në atë video nuk ishin spërdridhjet e Dukës me kërcimtaret, po fakti se si një president futbolli në një delegacion zyrtar shkon e dëfrehet nëpër pube me fanellën dhe simbolet e Shqipërisë.

Kjo tregon se sa vlejnë për të si president simbolet e Shqipërisë dhe për ccfarë i shfrytëzon ai udhëtimet nëpër Europë, duke u shfaqur si qesharak nëpër klube nate.

“Duhet theksuar se video në fjalë është filmuar para 1 viti pas fitores së Shqipërisë kundër Bjellorusisë. Në muajin shkurt pritet të mbahet dhe Asambleja e Përgjithshmë për të zgjedhur edhe presidentin e 4 viteve të ardhshme të Federatës Shqiptare të Futbollit.

E një video e tillë vjen pikërisht disa muaj para. Megjithatë të gjithë e dijnë fare mirë se investimi sistematik nga presidenti Armand Duka prej afro 20 vitesh ka bërë që përfaqësuesja jonë e futbollit, në ditët e sotme të konkurojë mes më të mirave në Europë.

Ndërsa, vendi ynë, Shqipëria ende s’ka mundur të bëhet pjesë e Bashkimit Europian në aspektin politiko-social”, shkruajnë mediat pranë Dukës që mundohen të justifikojnë veprimet e tij nëpër mejhanet e Bjellorusisë. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje