Myrto Uzuni është vënë në shënjestër nga kritikët për shkak të atij rasti që humbi ballë për ballë me portierin e Anglisë. Një situatë e përsëritur shpesh në Kombëtare, që duket se po sjell nervozizëm te tifozët.
Kritikat nuk kanë munguar as nga Roland Luçi, i cili “plas bombën”. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ora Sport” ai u shpreh se Uzuni është një lojtar që ndihet mirë me ekipiet e Kategorisë së Katërt, por nuk e bën dot liderin në Kombëtare.
Më tej komenton edhe situatën e krijuar me Armando Brojën, për të cilin kërkon kujdes maksimal pasi mund ta humbim përfundimisht nga ekipi kombëtar.
“Ndeshjen e pashë ashtu si e parashikoja. Anglia për momentin ka diferenca të mëdha me ekipin tonë, kështu që nuk ishte ndonjë surprizë. Rasti i humbur i Uzunit është një rast që nuk vjen aq shpesh dhe duhet shfrytëzuar. Kur e humbet ai rastin mund të thuhen të gjitha llojet e varianteve, sepse të gjitha do të ishin më mirë se sa e gjuajti ai.
Gjuajtja e tij ishte tepër e dobët. Gjuajte gjysmë lart pa forcë është ideale për portierin. Nuk ishte gjuajte goli. Ai ndihet shumë mirë kur luan me ekipet e Kategorisë së Katërt dhe të Pestë në Hungari, por nuk ndihet lider në ekipin kombëtar. E njëjta histori ishte edhe me Hungarinë. Si duket trembet, humbet para portës duke na humbur mundësi të jashtëzakonshme.
Duhet të kemi shumë kujdes, sepse kjo i ka ndodhur edhe De Biasit më para me ndonjë lojtar në ekipin kombëtar. Nuk duhet të arrijmë deri atje sa Broja të nervozohet. Nëse ai do arrijnë në atë shkallë acarimi nga mosaktivizimi me ekipin kombëtar, mund të arrijë një pikë vlimi ku ai mund të ndihet i tepërt dhe do të kemi probleme pastaj me aktivizimin e tij.
Duhet llogaritur gjithçka me lojtarë të tij. Broja me sa kam vënë re është lojtar individualist, ka edhe ai ato tekat e tij. Është lojtar i përkëdhelur. Duhet pasur shumë kujdes sepse mund ta humbim përfundimisht dhe nuk e kemi një luks të tillë”, ka deklaruar Roland Luçi.
eshte kollaj te besh kritikun, por mos haro se raste te tilla kane humbur edhe lojtaret me te mire te botes. Sa per Brojen nuk mund te flitet me superlativa per sa kohe qe nuk luan, jo vetem me kombetaren, por edhe me ekipin e tij ne ligen angleze. Kam pershtypjen se ka mangesi te medha me lojen kolektive, qe nese nuk e korigjon mund ta ndeshkoje pergjithmone si lojtar me perspektive.
Edhe ky pordhaci si Januzaj do perfundoj si shum i esht rrit menja.
Fiks te njejtin mendim kam edhe une.
Ne Angli nuk ta varin shume ose te shtrojne (sic beri Ferguson me Ronaldon dhe Rooney) ose te perzene (si Mancini me Tevez).
Broja ka maksimumi 2 vjet te kthehet ne lojtar i lojes kolektive, perndryshe me keq se Januzaj.
Kte ndeshje e shiti mbreti haremit i feserates ton sulltani jon armand duka , sa her qe ky cope dhjami shet ndeshjet ne port gjithmon qellon strakosha qe ja ben pazaret realitet sulltanit me rezultat me gola ne kok , hysaj dhe strakosha jan lojtaret qe bejn pazare me ndeshjet kta jan fijet e armand dukes dhe trajneret italian qe deri ne gryk te varrit ngelen njerezvte pazareve te pista ne komtaren ton , ato golat e strakoshes jan gola turp pi si e mbajn portier ket lloj pengjuzeli nuk e di , uzuni nuk esht lojtar ai vetem vesh uniformen dhe vjen versall si pordha neper brek por njerzit e piset te pazareve qe vijn nga haremi sulltan dukes kta lojtar preferojn se me kta bejn si te ken qef . Po nuk hoqem sulltanin nuk ka futboll ne shqiperi .
Ore po kush eshte ky Roland Luci ? E kam degjuar disa here qe ben si ekspert por nuk ja kam degjuar asnjehere emrin si futbollist. Ky legen vetem keq flet per kombetaren dhe nuk e mbaj mend te kete thene ndonje fjale te mire. Nuk e kuptoj pse merrni njerez te tille neper intetvista.
Po pse mo Berto,ku foli keq ky per kombetaren?
Perkundrazi.
Plus qe Luçi nuk eshte legen,po profesor i historise.
Roberto ky Luci qe ti nuk e ke degjuar kur luante kombetarja rinte praoa portes dhe mblidhte topat dhe tani eshte si shume te tjer analistin kritikun si mjeshter i fushes se futbollit.
Broja o njerez te perendise ishte i demtuar .Cfare donit te luante me kavilje te demtuar e te thyente kemben mes atyre kasapeve?Klubi i tij konfirmon se u demtua ne stervitje me kombetaren .ishte nje ndeshje futbolli qe vajti keq .