Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes që Shqipëria do të luajë ditën e nesërme ndaj Andorrës. Futbollisti shkodran u shpreh se pavarësisht kundërshtarit, Shqipëria nuk duhet ta mendojë të fituar ndeshjen, duke shtuar se rrezikohet edhe vendi i tretë në grup.
“Ajo me Anglinë është një humbje e thellë dhe na ka ulur pak motivimin, por këto ditë kemi qëndruar të bashkuar, është një humbje që duhet harruar, kemi dhe një ndeshje tjetër dhe do të kërkojmë maksimumin për t’i mbyllur në mënyrën më të mirë këto eliminatore.
Ishte një humbje vërtetë e rëndë por nuk duhet të harrojmë që luajtëm ndaj Anglisë, një kundërshtari që ka në përbërje lojtarë të kalibrit të lartë botëror, gjithsesi kjo humbje do të na shërbejë si një mësim për t’u ringritur.
Andorra është një skuadër që i hap punë çdo ekipi. Ne në historinë tonë jemi rritur shumë dhe ta dijmë që Andorra është një skuadër e fortë dhe duhet të jemi të qetë dhe të jo të mendojmë që është Andorra dhe e kemi të fituar.
Rrezikojmë, por siç thashë jem duke punuar për të rregulluar ato gabime që kemi bërë. Do të futemi në fushë për të fituar dhe për të arritur 18 pikë që duam të marrim”, u shpreh Hysaj.
Elseid,mos u mundo te shfajsohesh me ate qe anglia eshte ekip i madh.Po eshte ekip i madh, por juve as qe u perpoqet te Luani minimumin tuaj. Konkretisht ju ishit shume dobet.une e mijera bashkkombasit e mi ju mbeshtetem ne Wembley si kurre ndonje her. Kurre Wembley nuk ka patur as besoj do kete kaq shume kuq e zi (krenar).pika e dobet e ekipit tone per mendimin tim eshte kompleksi i inferioritetit. Mos u ndjeni inferior por Luani futboll si te barabarte. Ndoshta koha per new manager? Respekt per gjithe shqiptaret qe e ndezen Wembley’ in te premten mbrema.
Mati-shume drejt e keni thene. “Kompleksi i inferioritetit” eshte semundja e humbesve. Po hyre ne fushe me mendimin se kundershtari eshte me i zoti dhe do rriheni, me mire mos hyr fare.
Hungaria, te pakten sipas vendit qe mban ne grupin tone, eshte me e dobet se sa ne, por arriti te barazonte ne Angli.
Nje e mete tjeter e kombetares tone eshte se ne fund te lojes e ul ritmin, sidomos ne mbrojtje. Me Polonine, luajtem shume mire dhe e ulem nivelin e mbrojtjes ne fund te ndeshjes dhe prandaj e pesuam dhe golin. Ndeshja mbaron me fershellimen e fundit te arbitrit dhe jo kur jemi ne minutat e fundit te saj. Goli ka te njejten vlere kur behet ne fillim apo ne fund te ndeshjes.
Per mendimin tim, humbja e Gjimshitit, Kumbulles, Bares dhe sidomos mosaktivizimi i lojtarit tone me te talentuar, Brojes, jane aresyet e humbjes se rende. E pafalshme humbja e rastit nga Uzuni, i cili ka disa ndeshje qe humbet rast pas rasti. Keshtu humbi nje rast te paster me Polonine dhe tre raste me Hungarine. A nuk duhet te ishin keto raste te humbura prej tij nje sinjal per trajnerin Reja qe te aktivizonte Brojen, ne vend qe ta linte ne tribune? Jemi nje kombetare teper e vogel dhe nuk kemi lluksin qe te injorojme ato pak talente qe kemi. Per mendimin tim, lenia e Brojes ne tribune ishte nje gafe e cila duhet te sqarohet nga trajneri, i cili ka pergjegjesine kryesore ne kete katastrofe te kombetares tone.
Ate nivel keni Hysaj. Rrofte mbreti I striptizes dhe krimin, Armand Duka.
Me ty ne fushe nuk eshte cudi te shenoje Andorra…
O Hyse, na jep noj mendje o burr si ta vem bastin???