Disfata e thellë e Kombëtares, Braçe “thumbon” Armand Dukën: Një “shpullë” surratit mataxherit

13 Nëntor 2021, 10:09Sport TEMA
Disfata e thellë e Kombëtares, Braçe “thumbon”

Shqipëria pësoi një humbje të thellë 5-0 nga Anglia në “Wembley”.

Një paraqitje zhgënjyese nga kuqezinjtë që në pjesën e parë ishin pothuajse inekzistent në fushën e lojës dhe pësuan 5 gola për 45 minuta.

Lidhur me këtë ndeshje zhgënjyese të Kombëtares ka reaguar edhe Erion Braçe.

Deputeti i Partisë Socialiste ka “thumbuar”, presidentin e FSHF-së Armand Duka.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe shkruan se Anglia i dha një “shpullë” mataxherit Duka, ndërsa ka publikuar edhe një foto të Dukës në momentin që skuadra po futej në fushë.

“Një “shpullë” surrarti mataxherit”, shkruan Braçe.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje