Pësuan 5 gola për 45 minuta, habit Reja: Ishim të pafat, kjo humbje nuk e prish imazhin e Shqipërisë

12 Nëntor 2021, 23:10Sport TEMA

Shqipëria bëri një ndeshje skandaloze ndaj Anglisë duke u mposhtur me rezultatin 5-0 në Londër. Një paraqitje tepër e dobët nga kuqezinjtë që pësuan 5 gola që në pjesën e parë. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, trajneri I Kombëtares, Edy Reja u shpreh:

5 gola në pjesën e parë?

“Po flasim për një kundërshtar shumë të fortë që kur niset në sulm të bën shumë dëm. Anglia e nisi shumë mirë dhe ishim shumë mirë fizikisht e nuk e përballuam dot. Kur ke përballë një Angli në këtë formë është e vështirë t’I ndalosh. Kishte shumë diferenca fizike, në pjesën e dytë ishim pak më mirë pasi qarkulluam topin dhe u përpoqëm që të mos pësonim më shumë. Në pjesën e parë ata e dominuam totalisht dhe për ne ishte e vështirë që të dilnim në sulm”.

Çfarë do të ndryshonit për këtë ndeshje? 

Kur luan në këto nivele dhe me kundërshtarë kaq të fortë fizikisht, bëhet shumë e vështirë për ne. Do të doja të luanim pak më lart dhe të bënim më shumë presing, por ishte shumë e vështirë, pasi ata e nisën vrullshëm. U përpoqëm t’i mbajmë larg, duke i sulmuar, por ishin në një formë mjaft të mirë dhe herët a vonë do ta bënin golin. Përtej cilësive që ne i dimë, ata ishin shumë ëmë të fortë në aspektin fizik dhe kjo e bënte të pamundur për ne që të reagonim”.

Sa e dëmton Shqipërinë kjo humbje?

“Duhet marrë parasysh që kishim dy probleme me dëmtimet pasi humbë, dy lojtarë për pak minuta. Ishim të pafat me dy dëmtimet. Imazhi nuk prishet pasi këtu në Londër mund të humbasë çdo skuadër. Kisha kohë që nuk I kisha parë anglezët kështu kaq të karikuar dhe të etur e një skuadër e tillë mund të fitojë ndaj çdo skuadre”, u shpreh Reja.

10 komente në “Pësuan 5 gola për 45 minuta, habit Reja: Ishim të pafat, kjo humbje nuk e prish imazhin e Shqipërisë”

  1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Reja mire ben te iki.
    Le te marrim nje trajner shqiptar ti japim nje 500 mije lekesh ne muaj
    dhe te fitojme me ekipe si Andorra e San marino se ata jane niveli yne.
    Shqiperia eshte skuader shume modeste.Fitoret me Hungarine mund te konsiderohen si suksesi me i madh i kesaj
    kombetareje.

  2. Olsi says:

    Turpi me i madh eshte, qe na meshiruan pjesen e dyte , dhe nuk ka gje me te keqe sesa te, te meshirojne. Turp turp dhe vetem turp, lojtare pa nerva, pa gjak , ju nuk e meritoni bluzen e kombetares, jeni te mbaruar nga i pari deri tek i fundit, por ju skeni karakter burrash , por jeni pa karakter . Humbja pranohet, por jo meshirim more te vdekur.

  3. Besniku says:

    Sapo dola nga stadiumi. Eshte pak te thuash zhgenjim i plote. Anglija ishte mire por ne luajtem me inferioritet peovincialesh – a thua e kishim ndare mendjen qe do humbasim perpara se te fillonte loja. Nuk di nese pati nje moment apo nje lojtar qe tregoi pak dinjitet. Rea nuk ka te drejte. Perkunder asaj qe ai thote ne patem nje rast te paster per te barazuar qe na e solli fati dhe Uzuni, si zakonisht e çoi dem. Te them te drejten ishim me shume fat qe nuk u mundem me thelle

  4. Tifozi kuq e zi says:

    O xhaxhi : shko ha pensionin me moshataret e tuj lere futbollin , mos kerko te na mashtrosh ne shqiptaret se kemi 30 vjet qe marim leksione per mashtrim ne kte vend muti dhe nuk naj hedh dot , po hungaria qe ne i morem 6 pik si barazoj me kte ekip anglez sipas teje te pa perballushem , po kupen si ja mori Italia ne shtepi kti ekipi per ty te frikshem , pastaj ne kemi luajtur me hollanden qe doli ne finale per kup europe qe kte ekip anglez e rrafi me rezerva 4 me 0 dhe me hollanden nuk hengrem kurr 5 gola , ne kemi luajtur me Gjermanin kampione bote nuk u rrafem ne kte derexhe , as me spanjen , kto ekipe qe po te permend anglin e kan rraf mjes drek dark ne londer , thuaj qe je vet nyl pranoje zoti reja , nuk luhet ne komtare me lojtar si uzuni qe ka nja 30 her qe i jepet rasti vetem me portierin dhe i gjuan ati me top ne bark gjithmon , ky esht amator nuk ka vend ne komtare tregou realist , Uzuni Roshi Bare Manaj nuk jan per komtare o Italion a ha pyka ti o njeri apo nuk ke sy me pa , mer nga 21 vjeçaret kater lojtar te rinj me shum se kta do japin per komtaren , kta jan inegzistent ne fush , e dyta ne humbem se na iken shtyllat e mbrojties Xhimshiti Kumbulla dhe me nje portier dy metra te gjat qe rri si zullap tek vija fatale dhe ka frik te ruaj zonen e vet te portierit esht normale qe pes gola do ham , qe kur doli Kumbulla un thash do ham tet gola , por Anglezi futi rrezervat pjesen e dyt , tregohu u vertet zoti Reja dhe shiko punet e tua , kurse ky sharlatani jon Armand Duka te ndaloj fuke kerkuar trajner kukulla ne Itali se na ka çar K,,,,,n ka 25 vjet idjoti shijakut , akoma si ka dal qefi italis fshatarit , ne kemi trajner nje mij her se kta Italianet .

  5. Altini says:

    Me nje portier si Strakosha junior, normale qe do hyne golat ne porte. Nuk e kuptoj pse plaku e merr akoma si portier nje portier rezerve tek Lazio? Strakosha nuk ka me reflekse, eshte nje portier i rendomte. AI dhe Uzuni, nuk bejne per kombetare.

  6. Kozmo says:

    JUSTIFIKIMET E PLAKUT MERE NUK BINDIN ASNJE . MBROJTNJA ISHTE SHUME E DOBET, SULMI GJITHASHTU. KJO NDESHJE ESHTE PASQYRA E PLAKUT, E PUNES QE AI BEN.
    SHUME SHUME DOBET. EDHE ME CUNAT E LAGJES TE KISHIN LUAJTUR GJOJA ATA ANGLEZ SIPAS PLAKUT TE PAPERBALLUESHEM, NUK DO TE MUND IN TE BENIN AQ SHUME GOLA.
    TURP, TURP, TURP ?‍♀️?‍♂️?‍♀️?‍♀️??
    NJE EKIP SKANDALOZ!!! ????????????

  7. adi says:

    Keshtu eshte kur bene bla -bla-bla para ndeshje thonin : Do ta mundim Anglin,tani Reja thote ishin te uritur!
    Na meshiruan ne pjesen e dyte se kishe ngre 11 gola.

  8. Emiljano says:

    Ska problem beni shqiponjen me duar dhe cdo gje eshte ne rregull

  9. Xhaxhi says:

    Trajneri gaboi ne rreshtimin e lojtareve.. komentatoret anglez pasi u be goli i dyte thane shqiperia do haj 5 brenda pjeses se pare nese nuk ndryshon skemen.
    Ishte e qarte qe ajo skeme loje nuk ishte per lojtaret tane edhe sikur Bare dhe Kumbulla te ishin ne fushe.

    Plus kesaj Strakosha ka marre fund se bashku me Hysajn dhe Trashin.

    Trajneri duhet ti terhiqet vemendja kjo ndeshje fare leht mund te kishte mbaruar 9 me 0 nese Anglia nuk do ulte ritmin pjesen e dyte.

  10. mos me keqkuptoni thjesht nje opinion says:

    ky eshte nje palle kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje