Nga Aranit Muraçi
Dikur Shqipëria, që deri vonë ishte një vend pa kulturë sportive, e ngriti me shumë sakrifica sportin e basketbollit, një ndër tre sportet masive dhe më popullore në botë, bashkë me volejbollin dhe futbollin.
Sa i përket basketbollit, më konkretisht atij të femrave, u bënë disa vite dhe kjo histori vazhdon edhe sot, që vendi ynë përfaqësohet në nivel amator, gati qesharak.
Askush nuk shqetësohet!
Vështirë se mund të gjendet një tjetër ekip ballkanas, europian dhe botëror, në këtë nivel kombëtar përfaqësimi.
E pamundur që një tjetër komb të pajtohet me këtë nivel përfaqësimi!
Sigurisht, nuk është faji i vajzave që po përfaqësojnë Shqipërinë. Është faji i Shqipërisë që nuk gjen rrugën e duhur që të përfaqësohet siç duhet. Nuk kërkohet kualifikimi, ndoshta as fitorja, por nëse e humb ndeshjen, të paktën kur këndohet himni dhe zbresin në fushë simbolet kombëtare, humbja të ketë qoftë edhe pak dinjitet.
Ndryshe, nëse kjo histori vazhdon, a nuk do të ishte më mirë mospërfaqësimi?!
Në kualifikueset e basketbollit të femrave për Kampionatin Evropian, basketbollistet polake po stërviteshin prej disa ditësh para ndeshjes me Shqipërinë, por në fakt nga rezultati ndeshja rezultoi një test amator.
Poloni – Shqipëri 125:19 (76:13).
Në takimin e dytë të grupit kualifikues, Turqia mposhti Slloveninë me rezultat 78:62.
Fillimi i ndeshjes ishte si të mos kishte kundërshtar për femrat polake – skuadra vendase kaloi në epërsi me raportin 17:0, ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë shënoi pikët e para vetëm në fund të minutës së pestë të ndeshjes. Minutat në vijim thelluan avantazhin e skuadrës së drejtuar nga Maros Kovacic.
Ekipet shkuan në pushim të ndeshjes me rezultatin 76:13. Pas pushimit, tabloja e ndeshjes nuk ndryshoi, polaket e shtuan gradualisht epërsinë e tyre dhe shqiptarët në pjesën e dytë arritën të shënojnë vetëm 6 pikë. Në fund, lojtarët e Kovaçiç e mbyllën ndeshjen me një avantazh prej 106 pikësh!
A nuk është i turpshëm ky përfaqësim për Shqipërinë dhe a mund të ndalet sa më parë!
Nuk ka sepse te ndalet. Ky eshte niveli. Ne kemi aq sa kemi investuar. skuadra beri ate qe mundi dhe i falenderoj qe e te pakten e cuan deri ne fund.
Sipas ketij gjoja gazetari te gjithe ekipet e dobeta duhet te terhiqen dhe te mos perfaqesohen.
Po ky vete pse nuk terhiqet nga nje zanat qe nuk di ta beje?
Sa per dijenine tende zoti gazetar jane ato vajza qe do te permiresojne brezat qe do te vijne.
Turp nuk eshte te jesh i dobet ne sport. Un nuk ndihem i turperuar. Pastaj sa here kemi humbur ne futboll e sa te tjera, nuk kemi diskutuar me kete fryme.
Turpi eshte nje koncept qe ndoshta zoti gazetar ke nevoje ta studiosh pak me mire.
Fjale me vend! Sporti te kthen ate qe i jep. Po nuk paten fusha a palestra stervitjeje, pajime dhe organizim per logjistiken, transportin, etj, nuk mund te pretendosh per me shume
Shkodrani, respekte.
Ky gazetari duket sikur shkruan akoma per gazetën Zeri i Popullit te vitit 1980.
Ne shqipetarët nuk jemi popull qe e kemi sportin si kalim kohe, apo hobi.
Kalimi i kohes kombetar i yni (national pastime) eshte kafeneja dhe Jo sporti.
Kur kishim shtet komunist, u investua shume ne futboll, basketboll, voleiboll peshengritje etj.
Kjo solli zhvillim.
Pas vitit 1990, u mor vesh qe do mbijetonin sportet qe do komercializoheshin. Futbolli mbijetoi sepse ishte me i lehtë per t’u bere komercial.
Duke mos patur tradite kombetare voleibolli dhe basketbolli, per ato ishte shume me e veshtire.
Ne vijmë nga nje kulturë anadollake, dhe falja ne shesh per Ramazan grumbullon me shume njerëz se sa futbolli ne stadium, apo basketbolli ne pallat te sportit.
Duhet filluar me moshat shkollore, qe shkollat qe te quhen shkolla, duhet te kenë palestra dhe fusha sportive.
Te inkurajohen kampionatet mes shkollave. Është një proces afatgjate qe nuk behet me nje artikull gazete si ky propagandisti gazetar.
Duhet nje plan, duhen investime, duhet përkushtim, dhe duhet pasion, sepse eshte nje revolucion kukturor qe do ndryshoje botekuptimin per kalimin e kohes te kukturuar te nje populli, qe me shume shikon “Perputhen”, dhe Big Brother, se sa nje ndeshje basketbolli Tirana – Partizani, qe dikur mblidhte pa frikë 3 mije spektatore ne pallat te sportit, dhe qindra mijera ne ekranin e televizionit.
Zerit te popullit dhe menyres se si AI sistem trajtoi SPORTIN ne pergjithesi por dhe ne vecanti…ti RRUNI TRAPIN…. nese ko kish shtet KRYEKARI I federates se futbollit nuk do i linte leket me kurva dhe zbavitje te stilis Ali Pasha… por do linte leke me njane dhe te ndohmonte dhe sporte te tjera si atletika… volejbolli basketbolli etj….
“Per Korrektese”.
Ke folur shume sakte. kete koment duhet ta lexojne politikeberesit. Te pershendes!