Brazili kualifikohet zyrtarisht në Katar, fitojnë Kili dhe Ekuadori

12 Nëntor 2021, 13:23Sport TEMA

Kombëtarja e Brazilit tani edhe zyrtarisht është pjesëmarrëse në Kupën e Botës, “Katar 2022”, ku duhet theksuar se nuk kanë munguar në asnjë Kupë Bote, që nga themelimi i saj nga FIFA, në vitin 1930. Brazilianët morën e fitoren e 11-të, në 12 ndeshje në total, duke mposhtur Kolumbinë me rezultat minimal 1:0. Ishte goli i futbollistit të Lyon-it, Lucas Paqueta, i cili i dha fitoren Brazilit, kështu duke u bërë kombëtarja e tretë që siguron pjesëmarrjen në Katar, pas Gjermanisë dhe Danimarkës.Brazilianët gjenden në vendin e parë në grup, me 34 pikë të grumbulluara, plot 18 pikë më shumë se vendi i katërt (që siguron kualifikimin) dhe nëntë pikë larg nga vendi i dytë Argjentina. Ndërsa me kjo humbje ka ndërlikuar misionin e Kolumbisë për të qenë pjesë e Kupës së Botës në vitin e ardhshëm. Fitore shumë të rëndësishme ka arritur edhe Kili, të cilët mposhtën në udhëtim Paraguain, me rezultat minimal 0:1. Këtë sfidë e vendosi autogoli i portierit paraguaian, Antony Silva, i cili ishte i pafat në minutën e 56-të, duke dërguar topin në portën e tij. Me këtë fitore, kombëtarja e Kilit ngjitet në vendin e katërt në tabelë, me 16 pikë të grumbulluara, aq sa kanë edhe Uruguai e Kolumbia në vendet pesë dhe gjashtë. Ndërkohë, kombëtarja e Ekuadorit, ka arritur tjetër fitore të rëndësishme, duke mposhtur Venezuelën, gjithashtu me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi futbollisti i Bayer Leverkusen, Piero Hincapie, në minutën e 41-të të ndeshjes. Me këto tre pikë, Ekuadori ruan pozitën e tretë në tabelë, me 20 sosh, derisa Venezuela gjendet në vendin e 10-të me vetëm 7 pikë të grumbulluara. Ringjalli shpresat për t’u kualifikuar në Botëror edhe Peru-ja, që mposhti lehtësisht 3:0 Bolivinë, duke u ngjitur në kuotën e 14 pikëve. Gianluca Lapadula, Christian Cueva dhe Sergio Pena realizuan në pjesën e parë të takimit për Peru-në që më pas vetëm menaxhoi avantazhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje