“Jemi nga Kosova, Zvicra e vende të tjera, por të gjithë jemi shqiptarë”, Veseli: Shpresojmë se një ditë do të jemi një

12 Nëntor 2021, 13:19Sport TEMA

Frederik Veseli ka rrëmbyer vëmendjen e mediave prestigjoze, teksa ka dhënë një intervistë të gjatë për “The Times”.

Mbrojtësi i Kombëtares ka dalë nga akademitë angleze të futbollit, duke qenë pjesë e Manchester United dhe Manchester City.

Për këtë arsye, Veseli ka jo pak për të folur rreth futbollit anglez dhe ia njeh rrënjët e tij, nisur nga eksperienca te akademia. Në intervistën e fundit, Veseli mbart krenarinë e madhe për vendin që përfaqëson dhe njëkohësisht nuk dorëzohet për Botërorin.

“Ka shumë shqiptarë që jetojnë në Londër dhe do vijnë në Ëembley për të na ndjekur. Familja ime dhe miqtë e mi do të vijnë gjithashtu. Reja? Di të sillet me ne shqiptarët sepse jemi shumë të veçantë. Ne të gjithë flasim italisht dhe jemi shumë të lidhur me kulturën e atij vendi. Por kemi shumë lojtarë nga Kosova, Gjermania, Zvicra, kemi shumë përzierje.

Pikësëpari jemi të gjithë shqiptarë. Vetëm se disa prej nesh janë nga Kosova, Zvicra, e kështu me radhë. Prindërit e mi janë nga Kosova, por kjo nuk ka fare rëndësi.

Shpresojmë se një ditë do të jemi një. Këto ndeshje kanë treguar se ne mundemi, nuk është mbyllur ende asgjë. Nëse do të vijë mrekullia kundër Anglisë, atëherë është e mirëseardhur. Le të shohim nëse mund t’ia dalim dhe të bëjmë të mundur këtë mrekulli. Kemi 15 pikë dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ishte e mahnitshme që po luftojmë ende për vendin e dytë dhe duhej ta shijojmë këtë sfidë”, tha Veseli.

1 komente në ““Jemi nga Kosova, Zvicra e vende të tjera, por të gjithë jemi shqiptarë”, Veseli: Shpresojmë se një ditë do të jemi një”

  1. tifozi says:

    Fjale me vend. Suksese djemve tane kudo qe jetojne e luajne.
    Keta djem na bejne krenare per vendin dhe rracen tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje