Reja e ka ndarë mendjen, zgjedh formacionin titullar për Anglinë

12 Nëntor 2021, 10:19Sport TEMA

Shqipëria përballë Anglisë me një formacion që do të tentojë befasinë e madhe, edhe pse, kuptohet, do të jetë si ato misionet e pamundura, që realizohen me sukses vetëm nëpër filma.

Në një Wembely të mbushur në kapacitet të plotë, Edy Reja, sikurse e theksoi në konferencën për shtyp, kërkon të thotë fjalën e fundit me një skuadër të ekuilibruar, që nuk do të mendojë vetëm për mbrojtjen. Sigurisht pas seancës së fundit stërvitore në kryeqytetin e Anglisë, është krijuar një ide më e qartë se cilët do të jenë 11 kuqezinjtë që do të kërkojnë të lënë shenjë stadiumin mitik londinez.

Porta, përballë “Tre Luanëve”, do t’i besohet Etrit Berishës, ndërsa para “gardianit” të Torinos, në rreshtimin 3-5-2, do të jenë Ismajli, Kumbulla dhe Veseli. Në krahët e mesfushës do të vendosen Hysaj nga e djathta dhe Trashi në të majtë, kuptohet që në momentet e presionit të kundërshtarëve këta dy lojtarë e kthejnë mbrojtjen me 5.

Bare, Gjasula dhe Bajrami do të jenë pranë njëri-tjetrit në mesfushë, ndërsa sulmi do të formohet nga dyshja Cikalleshi-Uzuni. Një zgjedhje logjike e Rejas në fazën e avancuar, duke marrë në konsideratë faktin që të dy sulmuesit po kalojnë formë të mirë dhe kanë gjetur rrugën e rrjetës në javët e fundit në skuadrat respektive.

2 komente në “Reja e ka ndarë mendjen, zgjedh formacionin titullar për Anglinë”

  1. Let's go Albania says:

    Do vij Kryeministri dhe Presidenti per te mbeshtetur ekipin e Kumbulles dhe per nje kafe per qejf?
    =
    Lol
    =
    Trashi, Kumbulla, Bari…do kete pak veshtiresi komentatoti anglez kur ti permendi emrat e tyre…..LOL
    =
    ENgland 3 -Alabania Nul…lol

  2. Shqiptari says:

    Deri ne minuten e 80 rezultati 0:0,pas kesaj minute do futet Broja dhe do shenoi.
    Angli – Shqiperi 0:1
    Kshu ma do qejfi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje