Shqipëria turpërohet në "Wembley", Anglia fiton me rezultat të thellë

12 Nëntor 2021, 22:41Sport TEMA

Një pjesë e parë katastrofike bëri që kombëtarja shqiptare të rikthehej shumë vite përpara dhe të pësonte një humbje vërtetë të thellë, 5-0 në transfertën ndaj Anglisë. Një atmosferë e jashtëzakonshme në “Wembley”, ku të paktën 1/3-a e tifozëve ishin ata kuqezi, megjithatë gjërat në fushë nuk shkuan aspak mirë.

Fillimisht ishte Keidi Bare që “u dorëzua” për shkak të një dëmtimi, ndërsa më pas Maguire shënoi golin e avantazhit për anglezët, pas një gabimi në vendosje të kuqezinjve në goditje standarde.

Makthi nuk kishte fund, pasi në të 15-ën Myrtu Uzuni shpërdoroi një “dhuratë” të anglezëve për të rikthyer baraspeshën, ndërsa dy minuta më vonë Marash Kumbulla la fushën e lojës i dëmtuar, për t’u zëvendësuar nga Dermaku.

Nga ky moment gjithçka shkoi keq e më keq, me kuqezinjtë që nxorën topin plot 5 herë nga rrjeta deri në fundin e pjesës së parë dhe po të mos ishte për mëshirën e “tre luanëve” në 45-minutëshin e dytë, mbrëmja mund të kishte përmasa edhe më dramatike.

Gjithsesi tani nuk ka kohë për të qarë, pasi tri ditë më vonë në “Air Albania” vjen Andorra, në ndeshjen e fundit eliminatore, që duhet fituar patjetër për ta mbyllur edicionin në vendin e tretë, që ishte edhe objektivi primar i kuqezinjve.

16 komente në “Shqipëria turpërohet në “Wembley”, Anglia fiton me rezultat të thellë”

  1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Te humbesh ndaj Anglise eshte mese normale.
    Por te humbesh keshtu pa bere as nje minute loje te sakte eshte e turpshme.
    As San marino as Andorra nuk kane humbur keshtu me Angline.
    Mire qe anglezet nuk deshen te luanin pjesen e dyte se kushedi sa do kishte shkuar rezultati.

    1. Zeqir says:

      Bravo Armand Duka. Qe nga emri e te mbiemri, mut mafiozi.

  2. dert says:

    shqiperia e turperuar gjithandej, kurse piktori vazhdon me teorine qe ne jemi vendi me i zhvilluar ne bote

  3. Cok gyzel says:

    Edhe njehere gjakoset rende kolotripida e turkoshakeve…….allah uakbar.

    1. L says:

      O cok grek,sta kemi ne fajin se ye kane tredhur qe kur ishe femije.

  4. Salikoqja says:

    Ekip muti! Moren ate qe meritonim. Nuk mbahet shtepia me mjell hua. Ne skemi kampionat kombetar dhe presim nga mercenare te mbledhur te na japin fitore. Boll te bejme ekip kur te kemi kampionat kombetar

  5. Olsi says:

    Shyqyr qe anglia hoqi kemben nga gazi, se po te kishin vazhduar , ndeshja do kishte mbaruar 9 a 10 me 0. Lojtare pa gjak , frikacaker , rrinit ne fushe si 50 vjecare more te mbaruar, vertete humben ndeshjet por jo keshtu. Turp tju vije lojtare pa gjak.

  6. Xhaxhi says:

    Komentatoret anglez te ndeshjes e thane shume mire: Shqiperia hodhi nje bast me 3 lojtare para dhe doli huq. Pas golit te dyte thane nese shqiperia nuk ndryshon skemen do haj 5 pjesen e pare.

    Pjesen e dyte na meshiruan.

  7. Gjerman says:

    Derdhen gjak , u gjakosen djemte , ????

  8. Realmadrid10 says:

    Nuk ke nga ta kapesh
    Lojtare dembel dhe te pa interesuar, por mbi te gjitha dobet fizikisht.Nuk arrij ta kuptoj qe te demtohen lojtaret pa filluar mire loja.Lojtare qe luajne dhe sterviten ne nivele te larta
    Tani nuk e di: A na del shanci kot , apo jemi aty me I prish pune noj ekipi tjeter, si Hungaria per shembull???

    Strakosha ishte komplet I pavendshem ne loje
    Duhej te tregohej me serioz gjate ndeshjes, ndryshe nga Pickford qe ishte prezent, megjithese nuk pati shume pune.Me Uzunin tregoi qe ishte gati per c’do situate.Tani ja vejme fajin Rejas, por te gjitha pasimet dhe kontrolli I topit te pare ishte katastrofe
    Bajrami meze, Gjasula qofte, Bare I shkurter.Uzuni me grinte e shpejtesi, po t’ja lesh porten bosh,prap e nxjerr topin jashte .
    I vetmi qe tregoj personalitet ishte Ramadani per mua. Cikalleshi deri diku, po vetem pa mbeshtetje nuk ke cfare ben
    Mire qe nuk luajti Broja, qe mos t’ja merrnin fytyren kur te iki prape te luaj ne Premier League, se do ishte gjynah te ishte pjese e ketij ekipi xhakete.

  9. Blerim says:

    Mrb.Turp nuk mund te thuash gje tjeter vetem turp per nje ekip qe pretendoj te kualifikohej ne boteror per.nje tranjer qe deklaron qe Shqiperia se ka thene fjalen e fundit vetem turp mund te thuash asgje tjeter te vjen keq per ata tifoze qe kishin mbush stadiumin.Shqiperise do ti duhet kohe per tu fut ne nje event nqs se vazhdohet keshtu ….

  10. Dani says:

    Turpe turpe per ju o horra lojtate e trajnjer na keni turprue

  11. Altini says:

    Me Strakoshen ne porte, normal qe do hash shume gola. Shih performancen e tij tek Lazio dhe kupto çfare niveli ka ai si portier. Gjynah, Shqiperia s’ka vuajtur ndonjehere per portiere, por ky brez eshte komplet i dobet. Strakosha duhet lene jashte kombetares, nje zevendesues ne klub, nuk mund te perfaqesoje vendin e tij.

  12. WTF was that? says:

    Ishte e dhimbshme ta shikoje.Nderrova kanalin pas golit te dyte e u betova se eshte mire per shendetin mendor te mos shikoj me ndeshje te kombetares .A ia ka vlejtur harxhimi I pareve ne trainere te shtrenjte te huaj kur rezultatet jane te njejta me ato te kohes se Shyq Rrelit ?shiheni maqedonine me trainer maqedonas shkoi ne europian e eshte afer play off per ne boteror .

  13. L says:

    O cok grek,sta kemi ne fajin se ye kane tredhur qe kur ishe femije.

  14. Jai-i9 says:

    Mall që ishte Anglia dje që është më keq në bashkëpunim dhe komunikim se Shqipëria,
    se po të ishte ndonjë skuadër e hajrit do na kishin bërë nja 12 gola.
    Pastaj çi kemi ata lojtarë idiotë që i tregojnë gishtin , shajnë dhe kërcënojnë arbitrin…
    Çi kemi ata lojtarë vk që bëjnë ndërhyrje super të rrezikshme dhe shtyjnë të tjerët e kur marin kartona të verdhë habiten.
    Kur të tjerët shtyjnë këta , bien në tokë si të vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje