“Asnjëherë nuk e kemi pasur një sulmues të tillë“, është kjo fjalia që çdo shqiptari i vjen në mendje kur bëhet fjalë për Armando Brojën.
Një talent i rritur në akademinë e Chelsea-t, ende nën pronësinë e tyre, dhe që aktivizohet në Premier League e që zotëron cilësi që janë vlerësuar edhe nga media të huaja prestigjoze apo njerëz të njohur të botës së futbollit. Shpresat e të gjithë shqiptarëve janë varur vetëm te Broja, por jo ato të trajnerit Reja.
Ky i fundit nuk i ka dhënë besimin e kërkuar 20-vjeçarit, që është detyruar të pranojë stolin në Kombëtare. Muaji shtator nisi me një ndëshkim për Brojën, që e gjeti veten në tribunë, aty ku qendroi edhe sot.
Sulmuesi kuqezi atëherë do të jepte menjëherë përgjigjen në fushën e lojës. Një gol në minutat e fundit kundër Hungarisë i shpikur tërësisht prej tij i dha fitoren e rëndësishme ekipit tonë kombëtar, duke ndezur garën në grup.
E megjithatë kaq nuk do të mjaftonte për Rejën që ti siguronte një vend titullari në formacion. Por sërish Broja rrëmben shansin e tij dhe në pak minuta arrin të sajojë një tjetër gol të tijin, duke siguruar një tjetër fitore të rëndësishme.
Vetë presidenti Duka do të shprehej se Shqipëria nuk e ka pasur kurrë në histori një Armando Broja, por për Reja nuk do e veçonte aspak nga të tjerër. Madje, përsëri do i rezervonte një vend në stol edhe për duelin me Poloninë.
Në kundërshti me mendimin e tifozëve dhe të opinionit sportiv, trajneri italian nuk është lëkundur nga vendimi i tij për talentin 20-vjeçar. Një situatë aspak e mirë e krijuar mes tyre këto muaj, që kulmon mbrëmjen e 12 nëntorit në “Uembli”, kur Reja befason me verdiktin e tij për ta ulur për të dytën herë në tribunë.
Më shumë se sa dëshira për pikë në këto kualifikuese me ëndrrën e shuar për në Botëror, tifozët shqiptar dëshironin të shihnin yllin e ri të lindur në Kombëtare me një skuadër të madhe. Por për këtë duhet të presin ende.
Marrëdhënia mes Rejës dhe Brojës është dukshëm është krisur, dhe fakti që trajneri i rezervon një vend në tribunë pavarësisht faktit se lojtari nuk është i dëmtuar thotë shumë.
Ndoshta italiani mund të jetë irrituar nga fakti se Broja ka pritur ekipin në Angli pa zgjedhur të grumbullohet fillimisht në Tiranë. Por a mjafton një arsye e tillë për të krijuar një ngërç të panevojshëm me një futbollist që mendohet të jetë e ardhmja e Shqipërisë? Si një trajner me vite eksperiencë mbi supe Reja kërkon të vendosë autoritetin e tij mbi çdo lotjar, por duket se dëshirë e tij po rëndon shumë mbi Brojën dhe për ekipin tonë kombëtar.
Një lojë shahu duket se po luhet me palëve dhe me Andorrën pritet të shihet cila do të jetë lëvizja e radhës. Një lojë kjo që mund të rezultojë e rrezikshme për trajnerin 76-vjeçar, teksa Armando Broja ka pas mbështetjen e të gjithë tifozëve, të cilët edhe në “Uembli” nuk janë ndalur së brohorituri emrin e tij. (Sport Ekspres)
Mos u lodhni kot ne nuk na pjerdh njeri fare, esht per te thon ishlla zoti na heq qafe duken nga federata qe te shpetoj futbolli shqiptar se ne te kundert ky pusht i ulet tallet me nje komb te ter .
Asnje presje nuk mundet ti heqesh komentit tuaj. Duka eshte shushunja e rradhes qe pi gjakun e shqiptareve dhe tallet me ta.
Qe ta shporrin kete maskara nga FSHF-ja, mbase do te duhet nje sulm alla PD mbi federate qe ta marrin e ta nxjerrin zvarre prej andej, ne te kunderten, me manipulimet e zgjedhjeve qe Duka ben duke perjashtuar ata qe i ka kunder, do ta kemi peshqesh pergjithmone ne krye te FSHF-se.
Nuk arrihet sukses me nje lojtar .Anglezt do e kishin neutralizuar.Diferenca be aspecting fizik ishte e madhe .Ata ishin teper te shpejte dhe ne gjendje te benin sprinte pa mbarim.me brojen dhe me nje strategji mbrojtese me do ishim mundur 2-1 apo 3-1 ,qe prape humbje eshte .Reja beri bixhoz duke i vene lojtaret ne pressing kur dihej qe do te humbnin duelet nje per nje pasi anglezet jane me te shpejte dhe humbi .puna eshte te mos demoralizohen dhe te humbin ndaj Andorres pasi nuk jane ekip aq i lehte sa duket .
S’behet kombetarja me nje apo dy futbolliste klasi, por me nje grup,lojtaresh dhe nje tranjer qe i degjon dhe degjohet. Shihni Serbine si e mundi Portugaline edhe pse ishte ne presion nga goli i shpejte. Shqiperia, s’ka shanse te luaje perballe skuadrave te mira, se ka frike dhe nuk guxon, por terhiqet e tkurret .