Anglia mposhti pa shumë vështirësi në mbrëmjen e djeshme Shqipërinë, teksa shënuan pesë herë në portën e mbrojtur nga Thomas Strakosha.
Goli i parë për “Tre Luanët” erdhi nga Harry Maguire në minutën e nëntë, me mbrojtësin që kishte menduar edhe një festim të veçantë.
Lojtari i Manchester United ka marrë shumë kritika në kohët e fundit për paraqitjet në fushë, ndaj festoi duke vendosur duart në veshë si për të heshtur kritikët e tij.
Megjithatë, ky gjest nuk i ka pëlqyer aspak një legjende si Roy Keane, i cili thekson se mbrojtësi nuk mund të bëjë një festim të tillë pasi është e turpshme.
“Ai vendosi duart në veshë sikur po hesht të gjithë kritikët e tij, por unë mendoj se kjo është e turpshme.
Ai ka qenë një fatkeqësi për Manchester United në muajt e fundit dhe tashmë mendon se duke shënuar një gol do të bëjë që kritikat të pushojnë. E turpshme”, u shpreh Keane.
Komentatoret apo analistët e futbollit këtu nuk bëjnë asgjë të ngjashme. Askush nuk shprehet se Strakosha bie fjala është një portier mëse komun, Hysaj për të qarë hallin dhe kjo ka kohë, më keq dhe të tjerët, veç Gjimshitit è deri diku Kumbulles. Mesfusha ka kohë që ska lidhje me kombëtaren, sulmi shkon te cikalleshi, manaj që o zot na ruj, se Uzuni është ok meqë bëri 6 gola në KUPË me një ekip të kategorisë 4 HUNGAREZE. Të tre sulmuesit dhe kur shënojnë në ekipet e tyre, ndodh se kanë ekipe që çojnë aksionet der lart, se për të krijuar vetë duket në kombëtare,dmth skandal.
Askush nuk thotë që luajtën 11 lojtarë se kushedi po kapin nei kontratë, se për kombëtare as që bëhej fjalë. Kjo u pa me Brojen, se ai është në rregull meqë lun në Angli.
Turp i madh,Reja duhet te ike me vrap.Vuri ne porte Strakoshen qe edhte per turp dhe luajti me skeme te njejtte si me Hungarine.si mund te kesh nje formacion te tille kur e din qe Anglia nuk te fal?duhej te jrpte doreheqjen por e din dhe ai qe ne Shqiperi asnje nuk e ben nje gje te tille.