Pse Reja dhe Federata “zhduku” Brojën para ndeshjes? Pse nuk e shpjegojnë?  

13 Nëntor 2021, 15:22Sport TEMA

Nga Edmond Arizaj

Kanë shumë të drejtë këta të Federatës, madje t’u thonë edhe tifozëve shqiptarë, praktikisht miliona të tillë, “q…”.

Edhe Reja ka plot të drejtë të mos sillet si trainer, që kur s’ka ç’bën në një ndeshje, të paktën kënaq publikun. Nuk priste askush të mundnim Anglinë.

Por prisnim të shihnim në fushë Armando Brojën. Nuk e pamë as në stol. Pse? Përpara se t’u thotë tifozëve “q…”, Federata duhet te shpjegojë çfarë ndodhi me lojtarin që bëri historinë para një muaji. Sepse ai e bëri historinë. Përpara se Reja të shpjegojë strategjinë e tij të presingut me ekipin që ka në përbërje lojtarët më të shpejtë dhe teknikë në botë, të shpjegojë pse e dërgoi Brojën në tribunë kur mijëra tifozë prisnin të shihnin talentin e vetëm shqiptar në fushë.

S’ka nevojë të shpjegojë pse gafaxhinjtë nga na erdhën humbjet, apo mosfitoret, vazhdojnë e janë titullarë duke vijuar të acarojnë jo vetëm tifozët që duhet të shkojnë të “q…” sipas Federatës, por edhe teknikë të mirëfilltë futbolli. Pse?

Një sqarim duhet dhënë. Është e detyrueshme. Federatën mund ta privatizojnë, ndeshje mund të “falin”. Edhe ekipin mund ta bëjnë siç duan bashkë me Rejën.

Por talentet, nuk i djegin dot për kapriçiot e vogla të tyre. Çfarëdo kapriço qofshin ato.

8 komente në “Pse Reja dhe Federata “zhduku” Brojën para ndeshjes? Pse nuk e shpjegojnë?  ”

  1. aleko says:

    Mos ka marre ndonje lek federata nga tre luanet qe ata te benin 5 gola…Dhe ekipi jone ishte shume anemik. Edhe mos futja e Brojes do jete per kete arsye…

  2. Jorgo says:

    po pse budallenj jane anglexet t’u japin para ketyre hajvaneve tane? Leqe dhe te duan nuk ia dalin me keta kusare…. keta luajne rezultatet ne koke ne tregun aziatik te basteve… keshtueshte kur kombetarja behet prone e Klanit te Zemunit me kujdestar Ali Beun

  3. Iliri says:

    Gjith lojen e ben Duka qe me zgjedhjen e trainerave dhe te lojtareve.Traineri eshte 76 vjec nuk ka me fantazi truri i tij kot shpresohet te ky trainer.Njeriu qe beri te enderrohet dhe ai te ngrehoset reja e con ne tribune.Aktivizon lojtare si trashi Dermaku Balaj Roshi Veseli qe pothuajse nuk luajn ne ekipe te dores dyte apo trete dhe nuk aktivizon Brojen Mucin apo Balliun qe luan ne Spanje.Keta nuk luajn me hater ne ato ekipe cilesore por qe e meritojne ndersa Reja nuk i konsideron por shpreson akoma te Balaj qe ka 5 vjet pa bere nje gol me kombetaren

  4. Tifozi says:

    Nuk fitohet me Trashin. Çfare lidhje ka ky futbollist nuk di te mbaje nje top!!!!!!!

  5. WTF was that? says:

    Brojes I kane bere nder se Anglezet demtuan gjysmen e ekipit dhe ai mund te ishte demtuar perseri .Anglezet me nje rezultat te tille kane mundur pothuaj te gjithe ekipet e europes me perjashtim te pak prej tyre .Bie dakord se pavaresisht prej deshires kur je Shqiperia nuk mundet te luash si Brazili .Ne kemi vetem nje lojtar te shpejte ,Broja dhe ai ne stol ,ndersa anglezet kane 200 te tille .Shkurt duhej parkuar autobuzi ne mbrojtje e te luhej me kundersulme.por iku ai muhabet .

  6. Qiu je vet says:

    Duhet abandonuar Federata.Tifozet kuqezi te mos shkojne ne stadium por te dalin para stadiumit me tabela per dorheqjen e katnarit nga Shijaku,qe me kulture duhet ti themi:ik qiu se na i ke shpif

  7. Nik says:

    Nuk janè satelit anglezèt se i kemi parè,kanè pothuajse njè shekull qè nuk fitojn asgjè,pèrse i ngrem kaq lart!Nuk jam trajner sporti por tè gjith kemi luajtur futboll,kur ti ke pèrball njè skuadèr qè tè kryen presing ose tè shènon gola nga pozicione standarte ,si luhet?Nè mbrojtje dhe me kundèr sulme,trajneri ka pèr detyr tè shpjegoj publikut pèrse Broja nuk luajti.Kur èsht kaq skuadèr e madhe Anglia,si humbi me Hungarin njè javè mè parè?Anglezèt kanè shumè ajèr nga fundi i shpinès,jemi ne me trajnerin qè nuk jemi nè gjèndje tè formojm njè taktik loje ndaj anglezève qè shènojn nè fytyr tè portierit pothuajse tre her,do tè thot se ti si trajner nuk e kishe pèrgatitur skuadrèn siç duhet.

  8. WTF was that? says:

    Southampton konfirmon se Broja eshte I demtuar,gazetaret shqiptare vazhdojne me teori konspirative.Nese nuk i doni Reja dhe Duken i hiqni por mos genjeni.
    https://www.google.com/amp/s/www.hampshirelive.news/sport/football/football-news/southampton-armando-broja-injury-chelsea-6204344.amp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje