Legjenda Vasil Ruci leksione Myrto Uzunit, pas rasteve skandaloze të humbura: S'është për nivelin e Kombëtares

15 Nëntor 2021, 09:39Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare ka zhgënjyer në ndeshjen me Anglinë, duke sjellë pakënaqësi në radhët e tifozëve. I ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ , Vasil Ruci ka komentuar duelin e së premtes të kuqezinjve.

“Duke pasur parasysh që vinim me skemën 3-5-2 që në fillim ishim inferior. Për 10 minuta 20% e ekipit doli jashtë, u ndërrua. 

Ekipi jonë tani për tani ka filluar të krijojë liderin. Padyshim lideri kryesor është Gjimshiti dhe lideri në rritje është Broja. Këta të dy lojtarë mungonin.

Reja duhej të ishte treguar më shumë fanatik. Njerëzit duhet të mendonin më shumë se si të mbroheshin dhe të kundërsulmonin. Jo të luanin me dy në sulm që nuk arrinin as të presonin”, tha ai.

Ruci i ka dhënë edhe një këshillë për Myrto Uzunin, i cili për të disatën herë humb në rast një për një me portierin.

“I jap një këshillë Uzunit. Në përgjithësi sulmuesit, sidomos kur janë vetëm me portierin, nxitohen. Kjo situatë zgjidhet duke gjuajtur me dy kohë.

Në kohën e parë bën sikur gjuan dhe në kohën e dytë gjuan. Uzuni duhet të vijë në nivelin e ekipit kombëtar“, ka thënë Vasil Ruci.

1 komente në “Legjenda Vasil Ruci leksione Myrto Uzunit, pas rasteve skandaloze të humbura: S’është për nivelin e Kombëtares”

  1. Satelit me stadium says:

    Uzuni ska as kualitet as intuiten per sulmues perfaqesuese. Vrapon si kale province qe ska pare fushe bari, me kepuce 2 nr me te medhenj,. I pelqen shume Dukës Agrarit dhe komedianit Reja. Mbase per te fiksuar rezultate. Bastet vendosin kush fiton. Nje trainer serioz as ne stol nuk do ta mbante. Pas humbles qe do ndodhe sot me Andorën besoj se Reja – do brekë të reja. Uzuni te kthehet ne Anadoll nga ka ardh. Duka te filloje te pregatitet per zbythje dinjitoze. EDrama do ishte adap per kryetar FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje