SHËNIM: Rregullat e çuditshme të FSHF-së që janë kundër gazetarëve (dhe një shembull si funksionon në Europë)

15 Nëntor 2021, 15:03Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit u vështirëson punën gazetarëve. Për të kryer detyrën e gazetarit është kthyer në ‘odise’ më vete nga zyra e institucionit që drejton futbollin në vend.

Rregullat strikte të pakuptimta vetëm në Shqipëri ekzistojnë.

Gazetarët, duhet të shkojnë dy herë në stadium ose në federatë, për kapriçot e drejtuesve.

Fillimisht duhet të lënë punët për të tërhequr akreditimin dhe më pas të kthehen në median përkatëse. Në të kundërt nëse kalon orari i vendosur nga burokratët e FSHF-së, gazetarët nuk do të pajisen me akreditim dhe rrjedhimisht nuk mund të kryejnë funksionin e tyre.

Po si funksionon ky rregull në stadiumet europiane dhe çfarë lehtësirash iu krijojnë gazetarve në Europë dhe më gjerë?

Shembulli më i freskët vjen nga Wembley, ku vetëm një orë para ndeshjes mund të merrje ‘beixhin’ dhe të hyje në stadium.

Pra në momentin që ti vjen të kryesh punë, merr akreditimin dhe hyn në stadium. E kundërta ndodh me FSHF-në që të kërkon të lësh punën, të paraqitesh në institucion për të marr ‘beixhin’ e të kthehesh sërish në punë. Më pas duhet të kthehesh përsëri në stadium për të kryer detyrën.

Nuk dihet kush është personi në FSHF, që i nxjerr këto ide, të cilat vështirësojnë pa masë punën e mediave.

UEFA dhe FIFA gjithnjë kanë vlerësuar median si partnership, ndërkohë në FSHF ndodh e kundërta.

Zyrtarët e kafeneve duhet të mbarojnë shpejt punën e tyre, për të mos u marrë më me punën e institucionit, por me programet e tyre private.

Lind pyetja: A e di presidenti Armand Duka dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku, që këto rregulla të pakuptimta cënojnë marrëdhënien me median? Kjo gjë ngelet për t’u parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje