Kohët e arta për Gianin De Biasin kanë përfunduar. Ndryshe nga periudha kur kualifikoi për herë të parë Shqipërinë në Europian dhe kishte respektin e të gjithëve, italiani aktualisht po kalon një periudhë të errët.
Në drejtimin e Azerbajxhanit De Biasi nuk arriti të linte shenjë duke e mbyllur në vendin e fundit me vetëm 1 pikë të grumbulluar në 8 ndeshje, rezultatet e dënojnë dhe për këtë arsye drejtuesit e Federatës Azere të Futbollit kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin dhe të mos i rinovojnë kontratën që i skadon në 30 nëntor teknikut që zotëron edhe pasaportën shqiptare.
Bilanci i De Biasit me Azerbajxhanin është katastrofik, vetëm 2 fitore ndaj Qipros dhe Bjellorusisë, 6 barazime dhe 12 humbje në 20 takime.
Edhe per mua eshte nje trajner italian – sharlatan – me shume fat?
Ladi-De Biazi beri nje pune fantastike me kombetaren tone dhe per kete duhet ti jemi mirenjohes. Mjafton qe te permendim se ishte i pari trainer qe futi besimin e te fituarit ne ekipin tone kombetar.
Azerbaxhani nuk ka kontigjentin e lojtareve tane dhe jo De Biazi, por as perendia nuk kane se cfare ti bejne atij ekipi.
Gianni De Biasi e ngriti ekipin tone kombetar dhe na dha perfaqesimin ne Europian per here te pare ne historine e futbollit shqiptar prandaj nuk mund te flasesh keshtu Lado. De Biasi i kushtonte me shume vemendje mbrojtjes ndersa Edi Reja ishte me liberal dhe kerkonte nje ekip te vendosur akoma me shume dhe mire beri. E vetmja ndeshje komplet e coroditur ishte ajo me Angline. Ndjeva keqardhje te madhe per ate rezultat sepse u veeprua gabim. Ne duhet te ishim me te terhequr prapa. Ne cdo 10 minuta hanim gol. Anglia eshte Angli dhe dallohet per lojtare te shpejte te cilet po hyne ne zone ne te gjitha pozicionet te rrasin petllen dhe kjo humbje 5-0 do na rendoje gjate mbi kurriz. Mund te kishim shance per boteror por fati nuk na ndihmoi. Coroditja vazhdoi dhe ne ndeshjen me Andoren. Kemi luajtur me breke neper kembe,pa motiv,pa aksione te bukura por u gjenden ne pizita shume te veshtira sa per pak mund ta kishin humbur kete ndeshje.Keta dy trajneret e lart permendur kane qene nga me rezultativet.