Legjenda Sokol Kushta: Nuk ka vend për shampanjë, Kombëtarja mori pikë nga shtete që janë sa “Astiri”

16 Nëntor 2021, 14:07Sport TEMA

Ndër zërat kritikë për ndeshjen e djeshme ndaj Andorrës, por edhe në përgjithësi për bilancin e kualifikuesve të Botërorit në Katar, është edhe “legjenda” Sokol Kushta.

Sulmuesi që ka shënuar një epoke në futbollin shqiptar të viteve ’80, me Flamurtarin dhe Partizanin, mendon se rekordi i 18 pikëve nuk mjafton për të justifikuar entuziazëm.

“Kur u mbyll ndeshja e fundit pashë optimizëm dhe gëzim. U hap shampanja në kampin kuq e zi.

Fillova të dëgjoja dhe lexoja komente pafund, dhe thashë me vete: Këta ose nuk dinë fare nga futbolli ose janë hipokritë të mëdhenj. Diskutojnë për një rekord historik të pikëve të marra, por harrojnë që 12 pikë i kanë marrë ndaj dy ekipeve që janë sa Astiri si lagje, dhe 6 pikë ndaj Hungarisë në sajë të Brojës”.

Sipas tij, “askush nuk diskutoi për problemet dhe mënyrën e lojës, sa keq luajtëm. Unë them të ulen me këmbë në tokë dhe të bëjnë analizë të thellë për mënyrën e lojës.

Kombëtarja nuk është ekipi i lagjes, por është një ekip që përmbledh 12 milionë shqiptarë kudo që janë”.

15 komente në “Legjenda Sokol Kushta: Nuk ka vend për shampanjë, Kombëtarja mori pikë nga shtete që janë sa “Astiri””

  1. Myzeqari says:

    Mire e ke te lumte

  2. Vini says:

    Po pse Hungaria sa astiri eshte, po pse Anglise dhe Polonise do i merje pik ti ikni mor cara Italia kampione e Europes nuk fitoj dot me Irlanden e Veriut apo kombetare te tjera.

    1. tifozi says:

      Vari torben ketij qe po na ben moral sot, pasi dikur, bashke me lojtaret e tjere shkonin jasht per placka dhe futeshin ne fushe me mendjen e ndare qe te hanin sa me pak gola. Kjo ka qene objektivi i kombetares tone deri ne kohen kur erdhi De Biazi.
      Ky do beje mire te mos e hapi fare gojen, pasi nuk kemi nevoje per opinjonet e tija apo te ish lojtareve te tjere qe na turperonin ne cdo ndeshje me te huajt.

      1. Kreshnik Tartari says:

        Di do jesh ndonje zog ferre a fejsbuku te mos dish qe ky djale per te cilin po flet dhe qe duhet te lash gojen, ka luajtur kunder Barcelones dhe ka elwminuat Partizanin e Beogradit me nje gol legjendar.
        Pikerisht, seose Shqiperija nuk konsiderohet me “e vogel “ prandaj nuk duhet te fluturojme meqe i morem Andires nje fitore me penallti.

        1. tifozi says:

          Kreshnik Tartari-personalisht nuk bej pjese ne komunitetin e fesbukut apo istagramit, por futbollin e njoh shume me mire se sa ti dhe e di mire se ato qe kam shkruar jane me se te verteta. Zotrote me permend nja dy suksese minimale fare te rastesishme ose me sakte fitore me breke neper kembe duke u mbyllur ne porte per te mbrojtur nje avantazh te rastesishem.
          Fakt eshte se futbollistet tane te kohes se merhumit kishin deshire qe te shkonin jasht qe te blinin ndonje rraqe dhe kurre nuk futeshin ne fushen e lojes me mentalitetin per te fituar, ose te pakten te provonin qe te luanin per te fituar. Kjo dukej qe nga formacionet qe traineret tane zgjidhnin duke e mbyllur ekipin ne porte. E gjithe perpjekja e tyre ishte qe te hanin sa me pak gola ne ndeshjet me te huajt. Kete fakt e dine te gjithe sportdashesit e brezit tim, qe jetuam kohen e komunizmit.
          Perrallat me “fitoret” e Kushtes me shoke, shko e tregoja brezit te ri, se mbase te besojne.
          Shqiperia akoma konsiderohet e vogel dhe fakt eshte se kete e treguam me Polonine dhe sidomos me Angline. Nje ndryshim nga e kaluara e Kushtes tend te dashur, eshte se lojtaret tane luajne te gjithe jasht vendit ne kampionatet e huaja dhe per kete aresye nuk kane me mentalitetin e Kushtes me shoke. E verteta eshte se ne nuk kemi stol. Demtimi i Gjimshitit dhe me vone Kumbulles e tregoi se nuk kemi me se ti zevendesojme keta dy mbrojtes te kalibrit te larte dhe si rezultat hengrem plot 5 petlla qe ne pjesen e pare. Ajo qe eshte evidente, per kedo qe merr vesh sado pak nga futbolli eshte se si mbrojtja jone ishte gati inekzistente dhe totalisht e corganizuar. Duhet me i qene mirenjohes anglezeve qe ndaluan sulmet, sidomos ne pjesen e dyte, ndryshe do kishim ngrene mbase edhe 10 apo me shume gola prej tyre.
          Sa i perket Andores, askush nuk po fluturon per fitoren me nje ekip modest, pasi edhe ajo ndeshje vertetoi ato qe kam thene me lart per “stolin”. Ekipi qe ishte ne fushe me Andoren tregoi se nuk eshte ne gjendje qe te shenoje dhe as te dominoje totalisht, pasi pati raste qe Andora mundet edhe te kishte shenuar.

          1. Supaxhiu 300 evro says:

            I dashur Tifoz po ju pèrgjigjem nè emèr tè tè madhit K,Tartari!Vèrtet Flamurtari ka kryer njè lojè nè mbrojtje me Barcelonèn nè Vlorè?Flamurtari atè ndeshje ka sulmuar 26 her portèn e barcelonès,e mbaj mènd mir sepse ishja prezent.Mos dèshironi t’ju pèrmend ndeshjen me Partizanin e Beogradit nè vlorè ishte njè loj e paharruar e flamurtarit sepse vetèm sulmoj.Ju kujtoj edhe tifozèt e Barçes ndeshjen e kthimit kundèr skuadres se zemres me shami te bardha ne duar.Mentaliteti gjithmon ka ekzistuar pèr tè fituar edhe nè Kombètare,pavarsisht nga rezultatet.Tani flasim krejt ndryshe sepse maxhoranca e lojtareve luajn jasht ,por kjo nuk do te thot se nuk luanim me deshiren pèr te fituar ne te kaluaren.Ndèrsa pèr ndeshjen me Anglin ishte turpe i madh,mumje qe qendrojn perpara portes pa reaguar.me te drejt çdo tifoz ka arsye te nervozohet pretendojn me shume sotè sepse i kemi lojtar me eksperienc dhe njohin futbollin europian..Anglis ti luaje 15 minuta ose 20 tè nè mbrojtje ,Anglia ka njè jet qe nuk fiton asgje,polonia dhe hungaria çfar kane me shume se Shqiperia?

            1. tifozi says:

              Supaxhiu 300 evro:
              Se pari, une nuk e di se cilen ndeshje te ndonje ekipi shqiptar para demokracise, perfshi ketu edhe kombetaren, paskeni pare juve, por une jam ne nje moshe, qe me lejon te them se kam pare te gjitha ndeshjet nderkombetare te ekipeve tona, qe nga 1970 e ketej.
              Ne asnjeren prej tyre ne nuk kemi dominuar sic pretendoni juve. Ne maksimumin e tyre,kemi patur disapjese loje te mira apo edhe raste sporadike ne disa ndeshje, perfshi edhe ato qe permendi juve dhe “i madhi” Kreshnik Tartari, qe me siguri di shume me teper per volejbollin, se sa nje ish-futbollist e tifoz si puna ime, di per futbollin. Kemi patur edhe raste kur kemi shenuar ndonje gol, por gjithsesi, ato raste kane qene teper te pakta dhe historiku i ndeshjeve tona me te huajt,si rregull, ka qene nje deshtim total. Vetem vitet e fundit kemi bere nje fare progresi, kryesisht me futbolliste te formuar jasht Shqiperise.
              Pra, sa i perket futbollit, qe e kam luajtur dhe e kam ndjekur tere jetes time, nuk kam nevoje per leksionet e askujt, sidomos per gjerat qe i kam pare vete.
              E dyta, ketu nuk behet fjale per 1 apo 2 ndeshje te Kushtes apo te futbollisteve te tjere, qe kemi patur ne ate kohe, por behet fjale per nje trend qe ekzistonte tek futbollistet tane te te gjitha niveleve. Nese desheroni ti beni fresk Kushtes apo te tjereve si ai, jeni te lire, por e verteta eshte teper larg asaj qe thoni juve apo traineri i nderuar i volejbollit, zoti Tartari; gjithmone ne se vertet eshte Kreshniku ai qe ka bere komentin ne fjale.

  3. Taulant says:

    Hungaria barazoi ne Wembly me Anglin.
    Duka shiti ndeshjen.

  4. N. KITA says:

    RROFSH!
    Isha në një fshat idilik në Suedi, Tyringe (vjeshtë 1987) dhe ndiqja përmes transistorit ndeshjen në Beograd (Flamurtari -Partizani Bg) Reporteri serb, pas ngadhnjimit shqiptar pohon: – Kjo ishte një përplasje më shumë se futboll…
    Kushta na fal ngadhnjimin mbi armiqtë. Mua mëdhuroi një gëzim vullkanik.
    RROFSH, o ARBNOR!

  5. vullneti says:

    Bravo Sokol por nqse nuk hoqet Duka i droges me njerzit e ndyre qe ka afruar ne fshf kurre nuk do te kemi futboll. Sa per ndeshjen Andoren ishte nje turp qe fituam se dhe penalltia nuk duhej dhene sepse nuk ish e tille. Gjeja me e bukur ish qe ne stadjum nuk kish tifoze dhe kjo duhet te vazhdoi edhe ne ndeshjet e kampionatit, duhet nje bojkot i organizuar deri sa te zhduket ky qelbesire….

  6. Iliri says:

    Ka shume te drejte Kushta realisht kombetarja ka marre vetem 6 pike me hungarine ndersa me angline dhe polonin humbje.Ku qendron euforia dhe qe fituam me hungarine vetem fale brojes pasi ishin gola totalisht individual dhe jo merite e ekipit.Reja vetem per 6 piket e hungarise duhej ta aktivizonte ndaj anglise edhe si figurant ne fushe sepse edhe ata qe luajten figurant ishin asnje gje qe ka te beje me futbollin nuk pame nuk pasonin dot te shoku njelloj sikur kishe marre 11 lojtar nga rruga.Dhe Reja per turp me gjith ate eksperience mbi supe nuk i lejohet te bente aventura pasi me ate paraqitje ai rezikoi dhe vendin e trete te cilin e mendonin te sigurte por dhe per ate vend te falenderojn arbitrin pasi ajo penallti me nje arbiter tjeter nuk jepej

  7. mali says:

    eshte shume e drejte ajo qe thote Kushta… po ai vet cfra ka bere?!!! ouuuuu legjende, legjende i kujt!!!

  8. taso kume says:

    Per ate kohe legjende ka qene ,mjafton goli i BEOGRADIT,dhe eshte interesante se evenimentet politike dalin nga VLORA pavarsishte se flasim per fotbollin, magjithate nuk presim shume per sa korupsjoni ka kap per fyti sportin SHQIPTARE.

    1. ben says:

      taso kume-nuk behet “legjende” nje lojtar qe shenon ne nje apo dy ndeshje, qofte kjo edhe ne nje ndeshje me serbet. Nese do e trasformojme kete diskutim ne diskutim patriotik, atehere te mos flasimme per sport, por le ti kthehemi me mire politikes.
      Sic thote me te drejte “tifozi” ketu me lart, Kushta dhe te tjere bashkelojtare te kohes se tij shkonin jasht per te blere placka dhe ne fushe futeshin pa grinten qe i duhet nje ekipi per te fituar.
      Edhe ndonje rezultat pozitiv qe kemi patur, ka qene totalisht i rastesishem, pasi ekipet tona kurre nuk kane dominuar nje loje futbolli me ekipet e huaja. Edhe kur luanin ne Shqiperi, e fillonin ndeshjen me yrysh per disa minuta dhe pastaj u binin baterite, sidomos kur fillonin te hanin gola.
      Ekipet e sotme shqiptare kane tjeter vizion dhe sidomos ekipi kombetar qe perbehet nga lojtare qe luajne ne kampionatet elitare te Europes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje