Asambleja zgjedhore e shkurtit 2022, Armando Duka i pasigurt për rikandidimin në krye të FSHF

20 Nëntor 2021, 17:07Sport TEMA

Njëzet vjet në krye të futbollit shqiptar. Një rrugëtim i shoqëruar me polemika dhe akuza. Pas pesë mandateve në federatë, Armand Duka lë në dilemë vazhdimësinë. Teksa nuk janë zbatuar propozimet e UEFA-s për kufizim të mandateve të drejtuesve të federatave, për momentin ai refuzon t’i përgjigjet çështjes së rikandidimit. “Në fakt, kur të vendos për t’u zhvilluar asambleja do ta jap këtë përgjigje”, tha ai në një konferencë për mediat.

Beteja e futbollit do të varet nga rezultati i 53 votave.26 delegatë votojnë nga klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë, dy nga Shoqatat e Trajnerëve dhe Mjekëve, teksa 25 të tjerë, si pjesë e Shoqatave Rajonale të Futbollit.

Pjesa më e madhe e tyre në konflikt të pastër interesi, sepse drejtohen nga punonjës të federatës, një shoqatë është e paregjistruar nga Gjykata si ajo e Lezhës, teksa ka edhe shoqata që nuk mblidhen kurrë dhe janë pa drejtues si Gjirokastra e Fieri. “Të gjitha shoqatat janë të regjistruara dhe nuk do të ketë asnjë veprim që të mos jetë konform rregullave. Nuk do të cenohet asnjë gjë që parashikon statuti i FSH-së”, tha Duka.

Asamblenë zgjedhore e federatës së futbollit do të zhvillohet në shkurt të vitit 2022.

2 komente në “Asambleja zgjedhore e shkurtit 2022, Armando Duka i pasigurt për rikandidimin në krye të FSHF”

  1. Zyko says:

    Paska se paku edhe 10 vjet ne dispozicion. Pse te mos rizgjidhet? Ne Shqiperi te gjithe marrin shembull nga politika. Rizgjidhen, vjedhin e behen qafe e bark derra, korruptohen e korruptojne, bejne kurvilliqe e krime, etj, etj. C’ndryshim ka futbolli nga politika ne Shqiperi?

  2. Qamushi says:

    O katnar Shijaku, po ti pa ate federate je askushi???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje