Federatës Shqiptare të Futbollit i janë bllokuar llogaritë bankare. “Panorama Sport” ka zbuluar së fundmi se institucioni më i lartë i futbollit në vend ka degraduar në pikën që, edhe me paratë që UEFA akordon për futbollin shqiptar, të zhytet në afera të dyshimta, derisa ka hasur vështirësi edhe për të kaluar pagat e punonjësve të vet për muajt e fundit.
BLLOKIMI I LLOGARIVE
Dje në zyrat e FSHF-së janë paraqitur dy persona, që pas interesimit të gazetës, rezultuan se ishin përfaqësues të një zyre përmbarimore. Më pas mësuam se javën e shkuar, FSHF-së i janë bllokuar llogaritë bankare, për shkak të disa transaksioneve të dyshimta të parave, duke bërë shkelje të rënda njëra pas tjetrës. E gjitha kjo mund të përfundojë edhe në prokurori, por mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjnë organet ligjzbatuese gjatë ditëve në vijim.
Shkak për bllokimin e llogarive të FSHF-së është bërë fakti që paratë e së drejtës televizive dhe paratë që UEFA ka akorduar për klubin Tirana nga pjesëmarrja në Kupat e Europës një vit më parë, nuk janë derdhur në llogaritë bankare të 25 herë kampionëve të Shqipërisë, por në llogari të tjera. Në mes është futur përmbarimi dhe më pas skandali ka marrë përmasa të frikshme.
PARATË E UEFA-s
Klubit të Tiranës i takonte të merrte rreth 1 milion euro shpërblim, pasi kaloi dy ture në Champions dhe arriti deri në “play off” të Ligës së Europës dy vite më parë. Shpërblimet për arritje të tilla UEFA i akordon në vitin pasardhës dhe i derdh në llogaritë e federatave përkatëse (në këtë rast FSHF-së), të cilat më pas ua kalojnë klubeve. Ndërkaq, klubit i takonin edhe afro 65 mijë euro nga e drejta televizive.
Po çfarë ka ndodhur? Tirana i ka llogaritë bankare të bllokuara për shkak të një gjyqi të humbur me ish-presidentin e ndjerë të klubit bardheblu, Metush Seferi. Kjo çështje është fituar në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe tani e ka marrë në dorë përmbarimi, duke ia bllokuar llogaritë Tiranës prej disa kohësh.
SKANDALI I FSHF-së
Federata është njoftuar nga zyra përmbarimore se klubi Tirana i ka llogaritë të bllokuara dhe për çdo transfertë që do të bëhet në arkat e bardhebluve, do të duhet të njoftojnë përmbarimin, siç e parashikon edhe ligji. Mirëpo, FSHF-ja ka shpërfillur totalisht ligjet e shtetit, duke i kaluar Tiranës paratë e UEFA-s në rrugë të tjera. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se pas disa njoftimeve me shkresë në adresë të FSHF-së nga zyra e përmbarimit, “se ku janë paratë që ka akorduar UEFA dhe ato të së drejtës televizive për Tiranën dhe si i kanë kaluar ato klubit bardheblu ndërkohë që llogaritë i ka të bllokuara”, atëherë kanë paralajmëruar se do t’i bllokojnë llogaritë edhe FSHF-së.
Pasi i kanë lënë kohë mjaftueshëm dhe janë kryer të gjitha procedurat, ka ardhur edhe vendimi për t’i bllokuar llogaritë FSHF-së. Skandaloze! Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të sfidojë shtetin dhe të kryejë transaksione parash me kundërvajtje të tilla, duke krijuar një precedent të rrezikshëm dhe duke “bekuar” paligjshmërinë mbi transparencën financiare në futbollin që ajo organizon.
PO SFIDON EDHE UEFA-n
Zyrtarët e FSHF-së mund ta trajtojnë si pronën e tyre federatën dhe mund të shkelin ligjin me paratë që marrin nga sponsorë të ndryshëm apo nga kompleksi i Kombëtares që kanë lëshuar me qira në Kamzë për akademinë e Alban Bushit. Ndoshta mendojnë se janë të paprekshëm nga ligjet shqiptare. Por, kur bëhet fjalë që paratë e UEFA-s të transferohen në mënyrë të kundërligjshme, atëherë FSHF duhet t’i bëjë mirë hesapet, sepse është nën monitorimin e vazhdueshëm të këtyre institucioneve, por edhe të medias ndërkombëtare. Kështu injoroi federata edhe trukimet e njëpasnjëshme që ndodhnin vite më parë në Shqipëri nën hundën e saj.
Duka dhe zyrtarë të lartë ia hodhën pa lagur dhe pa asnjë hetim për gjendjen ku u zhyt futbolli ynë, por sot që flasim kemi klubin më të dënuar në planet për trukime: Skënderbeun. Edhe atëherë FSHF e sfidoi hapur ligjin dhe për hir të së vërtetës nuk pati asnjë reagim nga instancat shtetërore, por reagoi pikërisht UEFA që dënoi me 10 vite dhe 1 milion euro gjobë një prej klubeve më të suksesshme të epokës “Duka”. Ky i fundit, që ndërkaq është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, del dhe ankohet se qeveria nuk e ndihmon, por duhet që më parë të japë llogari se si institucioni që drejton shkel ligjin dhe bëhet burim për evazion fiskal. Sepse, t’i transferosh një klubi paratë e UEFA-s nëpërmjet llogarive të dyshimta dhe jo në llogaritë zyrtare, është shkelje e hapur e ligjit.
Ne burg pisin Duka!
Burg për këtë dallkauk!
Kush di ndonje sektor të jetës ekonomike apo shoqërore në shqipëri që nuk vidhet,korruptohet apo degradohet ?
Duhet investiguar lidhjet qe ka Armand Duka me Edmond Leken e bankes Union Bank dhe si behen disa transaksione nepemjet kesaj banke te akuzuar zyrtarisht nga BSH per pastrim parash.
Union Bank ka qene sponsor zyrtar i ekipit kombetar te futbollit.
O shoku, po nuk e di ti qe Edmond Leka dhe Armand Duka jane ortake tek Digitalb dhe SuperSport. Por mund te kene edhe biznese te tjera bashke. Jane si sepia me oktapodin.
Ketu po zbulojme se cfare llumi dhe korrupsioni ka ne futboll edhe pertej Federates.
KF Tirana eshte ne kaos juridik dhe financiar, dhe nderkohe Lulzim Basha para largimit i ka falur me nje manover te paligjshme financiare stadiumin “Dinamo” tek Refik Halili.
Erjon Veliaj ka detyrimin moral dhe ligjor ta ktheje stadiumin Dinamo ne pronesi te publikut dhe te ndertojne nje stadium modern olimpik, qofte ky edhe i vogel.
Jemi i vetmi kryeqytet ne Europe, ndoshta i vetmi qytet ne Europe qe nuk ka nje piste atletike !!!
Urojme dhe shpresojme qe te ndodhe keshtu me duken,gaz demin,olsi ramen,refik halilin dhe mashtrues-hajdute e bandite si keta.
Mire e keni thene mund te perfundoj ne burg. Ose ose ????.
Duka i droges, kur do ti vi dita ketij krimineli..
KURE BEHET FJALE PER UEFEN ,I VETEMI NDRYSHIM ESHTE QE NUKE KA PUNE ME SPAKUN ,PORE PROKURORI I UEFAS . NJELLOJE SI BLATER I FRANCES ,KU SOTE NUKE DIHET SE KU NDODHET. KETA JANE TIPA QE VETEM VJEDHIN ,DHE DUANE HAREM.JANE SI PUNA E ATIJE NJERIU QE KURE BEHEN PASHA ,VRASIN BABANE .
Çoeni ne gjyq kte pler qe shau te ter tifozet shqiptar dhe qe nuk la ndeshje te komtares pa shitur , kte sulltanin e haremit te futbollit shqiptar , dallkaukun e FSHFs. Me ne fund nje shans qe te fitoj lirin futbolli Shqiptar .
Ne Burg Barkderrin e mutit !!!
Po kush vip ne shqiperi ka bere burg per korrupsion qe te bej duka? E kush ta denoj uefa cna bete te gajasemi. Uefa eshte mafie me vete.
Tani po shkoi brenda ne burg do degjoj hitet e tij te preferuara te Xhavid Dedej:
O Shijak me halle, cna bone merak…..
Cdesha qe kalova, anej nga Shijaku….ose
….ec aty ke ura Shijakut mblodha ca qershi
jasha jasha….:) meri me vete ate Ilir Shulkun dhe te modhin Lutfi Nuri (ish presidenti Tirones leshit) sjane pa gjo as kto parazite..
Por kur rii mbi 20 vjet ne krye te Federates, detyrimisht te tilla gjera do ndodhin. Po shteti a nuk mund ta rregulloje me ligj qe presidenti i federates nuk mun te zgjidhet me shume se 2 here?
Kam ndjekur keto dite tek “Panorama Sport” poshtersite e vjedhjet e Dukes. Sot gazeta ne fjale botonte se FSHF i hedh posht keto. Nuk e kuptoj. Ku dreqin ndahen keto pune. Ne TV. Del gazetari flet per afera del e zbulon skandalin, del Duka dhe pergenjeshtron. Kush eshte e verteta. E verteta eshte nje dhe jo dy. Ka 30 vjet qe broçkullisin ne TV njeri pas tjetrit. Dhe me kaq mbyllet historia. Pandeshkueshmeria vazhdon te lulezoje.
Nuk mund te ecet me keshtu. Vetem ligji duhet ta zgjidhe. Ky Duka eshte nje mafioz qe nuk ka lene gje pa bere dhe mbreteron me poshtersi ne krye te FSHF.
Mungon dëshira e mire per te hetuar,sponsorët e F.Sh.F (uji Tepelena në këtë rast) nuk figuronte në kontabilitet e FSHF vite më parë,pra paguante në të zezë(zdihej kujt).edhe pse organi çertifikues Standard&Poor’s që punon për llogari të UEFA kërkonte sqarim,problemi “kaloi”.Tema mund
te kerkoj bilancet e vjetra të FSHF.(ose Spaku?!