Refik Halili mbron skandalin e Armando Dukës: Ju lutem mos na dëmtoni investimet madhore që po bëjmë

25 Nëntor 2021, 16:34Sport TEMA

Klubi i Tiranës ka reaguar pas skandalit të kryer nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit që u ka transferuar paratë e UEFA-s në rrugë të dyshimta, pavarsisht se ekipi kryeqytetas i ka të bllokuara llogaritë bankare pas disa gjyqeve të humbura.

Gazeta TemA publikoi dje dokumuentin që tregonte bllokimin nga përmbarimi të llogarive bankare të Tiranës, pork jo nuk e pengoi Federatën e Armando Dukës t’ia kalonte paratë e UEFA-s në rrugë të tjera duke shkelmuar vendimet e Gjykatave, duke sjellë më pas dhe bllokimin e llogarive bankare të vetë institucionit të futbollit shqiptar.

Megjithë këtë skandal të kryer nga të dyja palët dhe mashtrimit publik që FSHF-ja bëri ku theksonte se ishte në rregull dhe sot u publikua dokumenti që ky institucion ishte në gjyq me zyrën përparimbore, ka ardhur dhe një reagim nga klubi i Tiranës.

Ata i kanë dal në mbrojtje skandalit të kryer nga Federata.

“Nisur nga sensibiliteti i madh mediatik duke përmendur dhe lakuar në mënyrë të papërgjegjshme emrin e KF Tirana dhe llogaritë e klubit dëshirojmë të sqarojmë se:

Asnjëherë, asnjë vlerë monetare nuk ka kaluar në asnjë llogari tjetër përvecse ato zyrtare të KF Tirana.

Kushdo që është i interesuar, subjekt, gazetar apo futbollist që kërkon informacione të sakta për këtë cështje duhet të drejtohet në departamentin e zyrës së shtypit të klubit, për të gjitha informacionet e nevojshme.

Cilido që do të njollosë emrin e klubit 25 herë kampion në Shqipëri, për interesa meskine apo goditje të ulta për mënyrën sesi menaxhohet ky investim i madh, do të përballet me procedurat ligjore për shpifje sic parashikon ligji shqiptar.

Klubi ka qënë gjithmonë i hapur dhe transparent me publikun në cdo situatë dhe për këtë arsye sqarojmë se nuk do të lejojmë askënd të përbalti punën tonë”, thuhet në reagimin e Tiranës. (TemA)

3 komente në “Refik Halili mbron skandalin e Armando Dukës: Ju lutem mos na dëmtoni investimet madhore që po bëjmë”

  1. gimi says:

    duket qe nga deklarata e klubit qe lajmi eshte i vertete,pastaj sdo shume mend kjo pune derisa dihet dhe eshte fakt publik qe logarite e tiranes jane bllokuar qe nga gjyqi i humbur me metush seferin(ish presidentin)
    Derisa federata ka tentuar te kaloje fond drejt klubit i bie qe e ka bere nepermjet llogarive te tjera ose largqofte cash ……:)

    1. Si vertetohet qe FSHF ka derguar para ne llogarite personale?? Sepse nuk mund te flitet pa fakte…..problemi eshte vetem 1: ka filluar fushata dhe ka filluar balta

  2. Iliri82 says:

    Ah more zbulim te madh paske bere. Ne vend te ndihmosh nje ekip shqiptar te rimekembesh, ben rolin e Agos.

    Sic e bete me Skenderbeut qe e shkaterruat. Keshtu do te ecni ju gjithmone, duke i rene nga gjunjet kundershtareve.

    Komunista te poshter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje