Futbollisti nuk pranon të vaksinohet, Bayern i mban rreth 800 mijë euro nga paga

26 Nëntor 2021, 11:43Sport TEMA

Joshua Kimmich, mesfushor i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane, i cili nuk ka pranuar të vaksinohet ndaj Covid-19, ditën e djeshme rezultoi pozitiv.

Kjo ka bërë që klubi gjerman të ndërhyjë dhe i ka bërë me dije atij dhe të pavaksinuarve të tjerë të ekipit (Choupo-Moting, Cuisance, Gnabry dhe Musiala), se nuk do të paguhen për ditët që do të qëndrojnë në karantinë.

Sipas llogarive të mediave gjermane, deri tani, Kimmich ka humbur rreth 768 000 euro nga paga, ndërkohë që pritet që “gjoba” të rritet me kalimin e ditëve, derisa të dalë negativ.

Kimmich e ka bërë të qartë gjithmonë se nuk e mohon pandeminë, por vë në dyshim rëndësinë e vaksinimit dhe ka frikë nga efektet anësore të mundshme të saj në periudhën afatgjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje