“Mua më erdhi keq kur u prish kompleksi,”-thotë Ylli Shehu, legjendë e klubit Partizanit.
“Në atë kompleks kanë kaluar shumë breza, të cilët kanë shkruar një lloj historie që është e vështirë të përsëritet,”-shprehet Eduard Zhupa, ish-trajner i Partizanit.
Numërimi mbrapsht për të pasur një kompleks të ri për Partizanin ka filluar. Kjo pas gati 10 vitesh që nga momenti kur u prish kompleksi i vjetër te ish 21-dhjetori. Presidenca e Gaz Demit po shkon drejt finalizimit të një projekti që kap vlerën e 8 milionë eurove, ndërsa stadiumi ku të kuqtë do zhvillojnë ndeshjen do ketë një kapacitet prej 4500 vendesh.
Aktualisht ka përfunduar ndërtimi i ambienteve të jashtme të hotelit dhe stadiumit, ndërsa pritet të nisë edhe arredimi.
Gjithçka do jetë brenda standarteve të kërkuara edhe nga UEFA, ndërsa në fillim të dhjetorit do nisë shtrimi i fushës, vendosja e stolave, implentimi i impiantit të ndriçimit dhe kompletimi me të gjithë mjetet e punës që i nevojiten një kompleksi.
Pjesë e këtij investimi është edhe FSHF me afërsisht 1.5 milionë dollarë. Institucioni i futbollit shqiptar ka marrë përsipër pjesën e fundit të punimeve siç janë vendosja e stolave, shtrimi i tapetit, ndriçimi dhe arredimi i ambienteve të brendshme.
Ish-drejtori i shumësportëshit te Partizani në kohën e kompleksit të vjetër, Isa Tare, thotë se i vjen keq që në kompleksin e ri nuk do ketë vend për sportet e tjera përveç futbollit, por ai shton se e kupton arsyen.
Përsa i përket kompleksit të vjetër rezultatet e lartë të arritura në disa sporte detyruan Partinë Komuniste të Shqipërisë ta ndërtonin atë në vitin 1970, me një sipërfaqe prej 26 mijë metrash katrorë. Ky kompleks në rrugën ‘Frisina Plaku’, pranë 21-dhjetorit, u shëndërrua në stimuj për shumë sportistë për t’u bërë pjesë e klubit Partizani, që për një periudhë afërisht 35-vjeçare shkroi emrin me gërma të arta në sportin shqiptar.
Mirëpo në vitin 2006 trualli ku ishte ndërtuar ky kompleks u lakmua nga politikanët që ishin në pushtet, të cilët fillimisht arritën të përfitonin truallin dhe më pas përfituan edhe lejen e ndërtimit për një kompleks pallatesh. Në janar të 2014 pikërisht në vendin ku më parë ishte kompleksi i Partizanit nisi ndërtimi i 17 objeketeve të banimit, që sot është në zonat e preferuara të kryeqytetit.
Isa Tare, ish-drejtor i shumësportëshit te Partizani, tregon se si rrodhën ngjarjet deri te prishja e kompleksit të vjetër.
“Unë kam qenë dëshmitar i prishjes së kompleksit, pasi deri në 2005 kam qenë drejtor i klubit të Partizanit. Nga 1995. Unë e kisha jashtëzakonisht merak klubin, por në atë kohë u ndërrua pushteti e mori PD-ja dhe dhëndri i Sali Berishës, duke patur përkrahje nga ky i fundit, dhanë urdhër për të më larguar mua.
Tani kanë bërë një 15 kulla duke prishur gjithë atë klub të mrekullueshëm. Ishte diçka e jashtëzakonshme për kohën. Unë nuk kam zemër të kaloj në atë vend sepse kam kaluar të gjithë jetën timë,”-deklaron për Report TV, Isa Tare, ish-drejtor i shumësportëshit te Partizani.
Kompleksi “Partizani” është vetëm një pjesë ,pjesa tjetër ishte fusha e aviacionit, mbi pesë km.gjatësi, që i përpiu “i pakoruptuari” !
Jo vetem Parcela e Klubit “Partizani” po te gjitha parcelat ku ka patur ndertime italiane jane te paguara dhe Gjoja Pronaret i kane marre paret ne ate Kohe,Pra sot ato jane prona Publike dhe dhenia e ketyre pronave -Te ashtuquajturve Pronare eshte e Paligjshme. ose me drejt Nje Vjedhje me Forcen e Pushtetit.Familja e Sali Kermes duhet te denohet jo vetem per Vjedhje po dhe per Fallsifikim te Dokumentave.
Trotski-kjo qe thua se italianet i kane blere trojet ne Shqiperi eshte nje supozim i juaji, per te mos thene se eshte nje genjeshter e madhe.
Ne fakt italianet nuk blene asnje prone, apo truall ne Shqiperi. Te tera objektet ushtarake qe ato ndertuan, ishin provizore dhe trojet ku ato ishin ndertuar ishin te marra te gjitha me qera prej pronareve te tyre shqiptare.
Famijla e gruas time ka akoma dokumentet e vjetra te qeradhenies se nje prone qe kishin, e lidhur midis kryefamiljarit, gjyshit te saj me perfaqesuesin e ushtrise italiane.
Ajo qe mund te thuash eshte se pamvaresisht prej kundershtimeve te ndonje pronari, italianet perseri i moren ato prona, por gjithmone duke i paguar nje shume mujore, qe ishte e konsiderueshme per kohen.
shko ore palaco se ngele gjithe jeten duke kercenuar njerzit… vafshe pas diellit ,te shpetoje vendi nga nje gjarper si ti..
E kisha shtepine prane ne anen tjeter te unazes se asaj kohe! Shkoja ne Politeknikumin 7 Nentori dhe me vone ne institutin Voja Kushi! Cfare kujtimesh cfare bukurie ajri etj! Dhe vjen nje kerme nga Vicidoli nje njeri ordiner fshtar nga mentaliteti njie injorant me prejardhje dhe duke ubere spiun dhe komunist arrin te behet kryetar i Partise Demokratike nje hajdut dhe spiun!Tani perseri i eshte varur PD ne goje dhe kerkon ta heqe zvare!
SALIU SHKATERROI CDO GJE SI KA SURRATIN VEPRON.