Një supergol i Ibrahimit i jep fitoren Dinamos, Kukësi hakmerret me Egnatian dhe kërcënon Tiranën

28 Nëntor 2021, 15:56Sport TEMA

Kanë përfunduar dy sfidat e fundit të javës së 10 në “Abissnet Superiore”. Kukësi është hkamarrë ndaj Egnatias për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë.

Verilindorët kanë mposhtur ekipin e Maganit me rezultatin 2-0. Basha zhbllokoi shifrat në minutën e 53-të, ndërsa më pas ishte Milunoviç ai që shënoi vulosi fitoren në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Skuadra e Longos merr kështu tre pikë mjaft të rëndësishme, duke shkuar vetëm 1 pikë larg Tiranës kryesuese.

Ndërkohë në krahun tjetër edhe Dinamo ka marrë tre pikët. Nëndetësja kryeqytetase ka mposhtur Kastriotin me rezultatin minimal 1-0.

Ndeshja u vendos nga një supergol i Ibrahimit, i cili tregon klasin e tij nga goditja e dënimit. Shkëmbi mund të marrë frymë i qetë pas fitores së sotme, teksa në rast të një rezultati negativ situata e Dinamos mund të ndërlikohej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje