VIDEO: Fusha në Përmet kthehet në pishinë, FSHF-ja lejon zhvillimin e ndeshjes në kushtet skandaloze

28 Nëntor 2021, 15:08Sport TEMA

Çudirat që prodhon futbolli shqiptar, çdo ditë sa vijnë e shtohen.

Ditën e sotme po luhen ndeshjet e radhës në Kategorinë e Dytë, ku ajo që ka tërhequr më shumë vemendjen është sfida mes Përmetit dhe Labërisë, që po zhvillohet në Përmet.

Nën rreshjet e shiut dhe në kushte aspak të lejueshme për zhvillimin e një ndeshje normale, takimi Përmeti-Labëria vijon të luhet pa problem.

Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit duhet të kishte marrë të gjitha masat që ky takim mos të zhvillohej pasi siç shihet dhe në video fusha e Përmetit ngjason me një pishinë, dhe topi nuk qarkullon normalisht, ata në mënyrë skandaloze kanë vendosur që ky takim të luhet.

Sfida është kthyer në një skenë qesharake ku të gjithë të pranishmit janë duke bërë humor për mënyrën se si po luajnë lojtarët, nën një terren dhe kushte skandaloze.

Dhe të vetmit përgjegjës janë personat e Federatës Shqiptare të Futbollit që vijojnë të degradojnë dhe turpërojnë imazhin e futbollit shqiptar. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje