Rikthimi i Partizanit, presidenti Demi: Nuk e di nëse është fitorja e… kthesës

28 Nëntor 2021, 16:50Sport TEMA

Nëse tifozët, stafi dhe lojtarët ishin të gjithë në delir pas kësaj fitoreje “in extremis”, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për presidentin Gaz Demi.

Si gjithnjë i ftohtë, asnjëherë euforik edhe kur fiton në këtë mënyrë, për “Panorama Sport” pas ndeshjes kreu i të kuqve u shpreh se pavarësisht përshtypjes që mund të japë, nuk është shumë i lumtur, por njëlloj si pas çdo ndeshjeje. Por, gjithsesi, ai mendon se e merituan këtë fitore.

“Nuk dukem shumë i lumtur edhe pse ju thoni kështu, por njësoj si pas çdo ndeshjeje. Ishte një fitore në momentet e fundit dhe mendoj që e merituam. Tani të shohim përpara”, u shpreh fillimisht Gaz Demi.

Në vijim të fjalës së tij, presidenti i Partizanit nuk di të thotë nëse kjo ishte fitorja e kthesës, sepse kështu ndodhi edhe ndaj Kastriotit dhe më pas barazuan me Laçin. Megjithatë, ai shpreson që të kenë një vazhdimësi.

“Nuk di të them nëse është fitorja e kthesës apo jo. Më herët ne fituam me Kastriotin dhe më pas barazuam me Laçin. Ndaj, të shohim tani dhe të shpresojmë që të kemi një vazhdimësi”, u shpreh shkurtimisht për gazetën presidenti i të kuqve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje