FOTOT/ Dua Lipa thyen rekord, kënga e saj “Levitating” është më e dëgjuara e vitit në Billboard

3 Dhjetor 2021, 11:30Lifestyle TEMA
FOTOT/ Dua Lipa thyen rekord, kënga e saj “Levitating”

Sukseset e saj globale janë të shumta.

Dhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duket se po e përmbyll vitin me një tjetër sukses.

Kënga e saj “Levitating” sipas statistikave vjetore është kënga numër një e vitit në Billboard – renditje e bazuar në dëgjueshmëri dhe qëndrim vjetor në top-lista.

E lumtur për këtë sukses, Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të statistikave të publikuara nga Billboard.

Billboard ka publikuar statistikat vjetore të këngëve që kanë qëndruar më së shumti në top-lista gjatë vitit, ku kënga “Levitating” e këngëtares shqiptare pasohet nga “Save Your Tears” nga The Weeknd dhe Ariana Grande dhe “Blinding Lights” të The Weeknd, përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Në Top 5 janë gjithashtu edhe “Mood” nga 24kGoldn dhe Iann Dior dhe “Good for you” nga Olivia Rodrigo.

“Uau, ‘Levitating’ është numër 1 në Billboard Hot 100 për kategorinë ‘Kënga e vitit 2021’! Faleminderit! E ndaj këtë moment me njerëzit që i dua aq shumë…do të thotë bota për mua”, shkroi Dua Lipa në Instagram e lumtur pas këtij suksesi.

 

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

1 komente në “FOTOT/ Dua Lipa thyen rekord, kënga e saj “Levitating” është më e dëgjuara e vitit në Billboard”

  1. Duaje Familjen si Folene me te ngrohte says:

    URIIIIIIIIIIIIIMMMMMMMEEEEEEEEEE , DUA LIPA SKA URAGAN TE TE NDALE .
    GJEN KOHE PER TE BERE GJERa te medha qe shumekush ne moshen tende nuk arrin as ti imagjinoje . Modeli i nje njeriu qe e shikon suksesin njesoj si buka qe ha , pasi e arrin mendon cfare mun te bej tjeter . Te le pa fjale . Sukseseeeeeeeeeeeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje