Hoteli i Mesit urdhërohet të prishet

3 Dhjetor 2021, 09:17Sport TEMA

Java e Lionel Mesit mund të kthehet nga e mbushur me shumë lumturi në plot me trishtim, pasi atij iu komunikua se hoteli me vlerë 30 milionë Euro do të shembet. Të hënën ylli i PSG-së festoi marrjen e “Topit të Artë” të shtatë si asnjë futbollist tjetër

Por lajmi se hoteli në pronësi të tij me 77 dhoma në Barcelonë duhet që të prishet sepse nuk përmbush rregullat e ndërtimit e ka trazuar atë.

Hoteli “Mim Sitges” i argjentinait, është afër vilës private ku ai ka qëndruar kur ishte pjesë e Barcelonës.

Gazeta spanjolle “El Confidencial” tha se urdhri për shembjen e hotelit është në pritje për t’u zbatuar. Mesi e bleu pronën në 2017. Por duket se e ka bërë investimin pa qenë në dijeni të vendimit të bashkisë që kishte vendosur për rrëzimin për shkak të parregullsive të godinës.

3 komente në “Hoteli i Mesit urdhërohet të prishet”

  1. Jorgo says:

    Ia paskan be golin Mesit
    30 milione Euro gol

    1. Mandravello says:

      E bukur ?

  2. aaaaa says:

    Nuk ka problem.Kompesohet per gjithshka qe ka paguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje