Brataj paralajmëron masa shtrënguese kundër Covid: Nga 4 janari të pavaksinuarit mund të mos lejohen të futen në lokale

6 Dhjetor 2021, 13:36Sociale TEMA

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije se nga data 4 janar e vitit 2022, të gjithë ata persona të cilët ende nuk kanë marrë dozat e vaksinës anti-Covid, mund të mos lejohen qe të frekuentojnë baret dhe lokalet.

Gjatë një intervistë për “Klan Neës”, Brataj tha ndër të tjera se vaksina kundër koronavirusit mund të bëhet e përvitshme, si ajo e gripit.

“Pandemisë Covid-19 po i vjen fundi. Vaksina kundër koronavirusit mund të bëhet e përvitshme, si ajo e gripit. Nuk jemi të sigurt nëse varianti Omicron ka hyrë në Shqipëri. 20-30 raste të infektuarish në ditë i shtrojmë në spital për shkak të simptomave të rënda. Nga 4 janari, të pavaksinuarit mund të mos futen në lokale”, tha Brataj.

3 komente në “Brataj paralajmëron masa shtrënguese kundër Covid: Nga 4 janari të pavaksinuarit mund të mos lejohen të futen në lokale”

  1. koli says:

    pse nuk e merrni parasysh imunitetin natyral? pse duhet medoemos te theksoni vaksinen se keshtu ngjallni vetem skepticizem??
    masat sipas oreksit te KM i merrni me duket?!!!

  2. qytetar says:

    Po pse or taj zbrate me dhune.
    Mundet we shume vete mund te kene imunitet natyral.
    Jeni bere tregtare te gjithe.

  3. Skender says:

    Ju ka mbetur mendja vetem te baret e lokalet,shokoni pak cfare behet ne supermarket,qe te gjithe pa maska,duke filluar nga personeli i sherbimit,kjo po qe eshte problem,se kemi nevoje te bejme blerje dhe ke friken e infektimit,perse nuk meren masa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje