FOTOT/ Brenda bunkerit sekret të nëndheshëm ku u strehua Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore

6 Dhjetor 2021, 14:30Lifestyle TEMA
FOTOT/ Brenda bunkerit sekret të nëndheshëm ku u strehua Winston

Rreth 20 metra nën trafikun dhe rrëmujën e zonës Piccadilly në Londër, gjendet një vend i fshehtë me korridore dhe dhoma të errëta, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në rrjedhën e historisë së shekullit të 20-të. Dikur, Kryeministri i Britanisë, Winston Churchill, u strehua në këtë tunel, nga nëntori deri në dhjetorin e vitit 1940, kur bombardimet gjermane, të njohura si Blitz, ishin në kulmin e tyre.

I njohur si Down Street, tuneli që u hap në vitin 1907, është i njohur për strukturën e tij nëntokësore dhe rrugëkalimet e shumta. Duke zbritur në këtë platformë, ende shihen gjurmët e stafit që jetonte dhe punonte me turne deri në 12 orë, shpesh gjatë natës. Aty gjendej një kuzhinë e plotësuar me personel ku përgatiteshin dhe konsumoheshin 27 000 vakte çdo vit.

Sot, ky stacion i braktisur, do të jetë i hapur për t’u vizituar nga turistët dhe kureshtarët e historisë së luftërave botërore. CNN Travel siguroi imazhet e para të kësaj përvoje në muzeun më të ri, tashmë, në Londër.

 

 

4 komente në “FOTOT/ Brenda bunkerit sekret të nëndheshëm ku u strehua Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore”

  1. Mali says:

    Gjithe shtetet i kane keto tunele-strehime. Vetem ne i perqeshem ato ishin ne kohen e monizmit!.. Te tjeret i kane ende dhe ia bejne te ditur edhe qytetareve. rreziku ehste prezent, nga terrorizmi, luftrat lokale apo edhe me gjere! Mali

  2. Shqiptari nga Kosova says:

    Mali,saktesisht ashtu eshte. Ne Zvicer,ku une jetoj,ka strehimore e bunkere mbi e nentokesore pafund edhe pse Zvicra eshte shtet neutral.

  3. Haka Tekizoti says:

    Ta marrë Edi Rama për ta bërë muze për të diskretituar shpenzimet për kohë lufte të diktatorit Hoxha.

  4. Orest Lamaj says:

    Si ti shqiptari nga Kosova si Mali me lart jeni pjeserisht gabim , vertet beri gjithe Bota , vertet ka edhe ne Zvicer , keto nuk i mohon askush , vec ka nje ndryshim , si ne Bitanine e Madhe , ne Zvicer dhe kudo vend tjeter u bene para ose ne luften e Dyte Boterore , kurse ne vazhduam deri ne vitet e fundit te ruhemi me bunkere dhe tunelet speciale nga kush ??????
    Bile thone ekonomistet dhe inxhinieret e ndrtimit se nese ato para per gjithe bunkeret dhe tunelet e strehimit te hidheshin ne ndertimin e shtepive , shqiptaret do kishin nga 2 e 3 shtepi , dhe nuk do futeshin 2 familje ne nje shtepi me dy dhoma nje guzhin edhe nje banje ……ja imagjinoeni pak ??????dy familje me nje banje e nje guzhine te perbashket …….vetem kaq mendoheni …….sa e tmershme , dhe kete ua thote dikush qe e hoqi ne kuriz….nuk e kam te degjuar , por te jetuar ……gjithe kjo prodhim i nje paranje se dikush do te na sulmoje …..
    Eshte tjeter gje te kesh informacionin se do te sulmoje dikush,sic e kish Cercill,dhe tjeter te kete dikush fiksimin , jo informacionin por fiksimin deri ne paranje …..ato te Cercill ishin masa ruajtese , kurse bunkert tane ishin fiksim i nje njeriu qe dikush do ta sulmoje …..atje pikerisht qendron kufiri dhe zgjuarsia e nje udheheqesi ……..te parashikoje te veproje dhe jo te imagjinoj ……tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje