Një shpjegim i ri për origjinën e jetës në Tokë

8 Dhjetor 2021, 19:51Lifestyle TEMA

Shkencëtarët ka një shpjegim të ri për atë që gjeneroi jetën në Tokë. Sipas një studimi të ri, era diellore mund të jetë një nga forcat përgjegjëse që ka bërë të mundur sigurimin e molekulave të ujit, të nevojshme për të krijuar oqeanet, lumenjtë dhe liqenet e Tokës.

Luke Daly, lektor i Gjeoshkencës Planetare në Universitetin e Glasgow, doli në këtë përfundim, i cili është botuar në Nature Astronomy. Sipas Daly, era diellore luajti një rol vendimtar në sjelljen e molekulave të mjaftueshme të ujit në planetin tonë.

Sipas studimeve të deritanishme, uji në Tokë erdhi përmes asteroideve që goditën planetin.

Por Daly e hedh poshtë këtë shpjegim, duke theksuar se sasia e madhe e ujit në Tokë nuk mund t’u atribuohet asteroideve, të cilët kanë më shumë hidrogjen të rëndë në përbërje.

Sipas Daly, Dielli ka nivele shumë të ulëta të hidrogjenit të rëndë, të quajtur deuterium. Sipas tij, erërat diellore kanë ndihmuar në transportimin e molekulave H20 nga Dielli në pluhurin që ai mbledh. Si i tillë, pluhuri transferoi H20 edhe në sipërfaqen e asteroideve.

Të dhënat u mblodhën nga mostrat e asteroideve të kapur nga misioni japonez Hayabusa në vitin 2010. Gjatë inspektimit të tyre, studiuesit zbuluan se “shtresa e dëmtimit” e asteroideve tregon molekulat H20. “Këto molekula mund të kenë ardhur vetëm nga era diellore, thotë Daly.

“Sistemi i hershëm diellor ka qenë një re pluhuri”, thotë Daly për Inverse. “Ka pasur tonelata të tëra  grimcash të vogla pluhuri që fluturonin pranë këtyre asteroideve, që janë ndikuar nga një Diell shumë i ri energjik.”

Daly shpjegon se Dielli e “mbolli” hidrogjenin në pluhur. Ndërsa ky i fundit e kaloi në asteroide. Toka e thithi pluhurin dhe më pas erdhën asteroidet. Të dyja këto prodhuan rezervat e ujit që ne shohim sot.

Studimi nuk është thjesht një hap përpara për origjinën e jetës në Tokë. Ai mund të hapë perspektivat e shkencëtarëve për të zbuluar më shumë mbi mundësinë e jetës në planetë të tjerë.

1 komente në “Një shpjegim i ri për origjinën e jetës në Tokë”

  1. anticensurë ??? says:

    nëse ne quajmë si fillim të universit “big Beng”un,atëherë mund të themi se duke qënë e njëjtë përbërja e elementëve në univers,atëherë dhe bashkimi i elementëve të veçantë ndodh në të gjithë universin!pra në çdo yll dhe në çdo planet që i lidhet atij si satelit!!
    një teori është se uji ka mbrritur në sistemin djellor,dhe në rastin tonë në tokë,nëpërmjet astereoidëve!
    që do të thotë se “astereoidët janë “ngarkuar”diku me ujë dhe e paskan “shkarkuar” në tokë??
    lind pyetja!!
    po atje ku janë “ngarkuar”astereoidët,si është krijuar uji??mos vallë ajo pjesë e hapsirës nuk ka qënë e njëjtë si hapsira ku është krijuar sistemi ynë djellor dhe më pas toka??
    nëse diku në univers ka pasur mundësi të krijohet uji,atëherë dhe në këtë pjesën tonë të universit ka pasur mundësi të krijohet uji!!
    astereoidët mund të kenë sjellë ujë në tokë,por me siguri shumë të madhe,ajo sasi ka qënë shumë e vogël në krahasim me atë që është krijuar në tokë!!
    unë mendoj se i njëjti arsyetim vlen dhe për krijimin e jetës!!
    meqënëse ajo është krijuar në tokë,e vetmia që dimë me të vërtetë se egziston,ajo ka shumë mundësi të jetë krijuar dhe në pjesë të tjera të universit!!
    në ç’nivel është,o mund të ketë qënë!?
    këtë hë për hë nuk e di askush,përveç atyre që janë të sigurtë si Al Fredo Cakooo!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje