Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

8 Dhjetor 2021, 15:24Rajoni TEMA

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus nga 2,288 testime të kryera, ndërsa nuk është raportuar për asnjë viktimë.

Autoritetet e shëndetësisë raportojnë se numri total i rasteve aktive është 319.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.236 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës.

Deri më sot 768.814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.288 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.853. Në total numri i rasteve aktive është 319.

 

1 komente në “Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë”

  1. Ou! says:

    Titulli i sakte do te qe “Rritet dramatikisht numri i rasteve me…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje