Arabia Saudite ka skualifikuar rreth 40 deve nga gara vjetore e bukurisë për kafshët – arsyeja është vërtetë e çuditshme.
Devetë janë skualifikuar pasi që u janë injektuar botoks, e gjithashtu i janë nënshtruar edhe një sërë trajtimesh kozmetike për t’u dukur sa më “tërheqëse”.
Bëhet fjalë për mashtrimin më të madh që është bërë në këtë garë tashmë tradicionale, ka njoftuar agjencia saudite e lajmeve SPA, pas raportimit për skualifikimit të deveve nga gara e Miss Camel.
Ngjarja ka filluar në fillim të këtij muaji, ku pronarët e tyre u ftuan të marrin pjesë në gara me devetë e tyre për çmimin kryesor prej 66 milionë dollarë.
Është konstatuar se disa pronarë të deveve ua kishin trashur buzët e hundët me hormone që përdoren zakonisht në bodybuilding, por nuk mungoi as botoksi. Gjithashtu përdorën materie të ndryshme për zhvillimin e trupit si dhe mbushje për fytyrë.