Parashikimi i Bill Gates: Ja kur do të marrë fund pandemia

9 Dhjetor 2021, 13:29Lifestyle TEMA

Faza “akute” e pandemisë së Koronavirusit do të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm, kështu të paktën parashikon themeluesi i kompanisë amerikane Microsoft, Bill Gates, i cili e quajti variantin e ri të coronavirusit Omicron “brengosës”.

“Mendoj që faza akute e pandemisë do të përfundojë në një moment gjatë vitit të ardhshëm”, ka shkruar miliarderi amerikan në blogun e tij.

Kompanitë farmaceutike edhe në të kaluarën kanë pasur probleme të mëdha për të shitur vaksinat e tyre për grip, pasi që kanë pasur shkallën e ulët të efikasitetit, krahasuar me vaksinat e tjera  dhe pikërisht për këtë shkencëtarët duhet të parashikojnë se cili variant i virusit do të jetë më i përhapur në një periudhë të caktuar kohore.

Megjithatë, Gates ka një qëndrim të fuqishëm kur është fjala për terapitë, dhe pretendon se gjiganti farmaceutik Merck së fundmi ka marrë miratimin nga FDA që ilaçi i saj kundër virusit molnupiravir, që t’u rekomandohet personave me rrezik të lartë nga coronavirusi.

Ky ilaç “dukshëm zvogëlon gjasat për hospitalizim apo vdekje nga COVID-19”, ka shkruar Gates.

Ai pranoi se pavarësisht prodhimi masiv të vaksinave kundër coronavirusit në mbarë botën, shumë njerëz po vdesin nga COVID-19 edhe këtë vit, madje më shumë sesa një vit më herët, duke pranuar se përmirësimi i situatës këtë vit “nuk ka qenë” ai që Gates kishte pritur.

Ai e ka cilësuar shfaqjen e Omicronit si “brengosës”, por thekson se “bota është e përgatitur më mirë për luftën kundër ndonjë varianti potencial”.

2 komente në “Parashikimi i Bill Gates: Ja kur do të marrë fund pandemia”

  1. Indignados says:

    Po ky, qe kur eshte bere ekspert i fushes?! Kur s’ju ze Covidi t’ju zhduke nga faqja e dheut se bejme edhe pa MicroSoft dhe pa fondacionet tuaja zhvatese

  2. fukaraji20 says:

    Ky bilionere se bashku me Faucin jane investitore ne kompanite farmaciotike ku marrin fitimet nga parate e investuara kjo eshte aresyeja qe ky “profet” jep parashikime per fillimin dhe mbarimin e pandemive…!!!!!! Keta tipa mendojne per popullin dhe “barazine” sociale…!!!!!!! Ky eshte pjese e asaj oligarkie bilioneresh dhe politikanesh qe po mundohen te ndryshojne USA ne nje vend te botes se trete….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje