Opozita në Maqedoni të Veriut bën një kthesë të papritur dhe mbështet një shqiptar për kryeministër. Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tha se mbështet propozimin që Afrim Gashi i Alternativës të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re.
Madje u zotua të ndihmonte në sigurimin e votave të nevojshme që ky propozim të kalonte pa ndonjë problem në parlament.
“Me 61 vota të qëndrojmë pas emrit të Afrim Gashit”, u shpreh lideri i opozitës në Maqedoni të Veriut duke saktësuar se ai duhet të jetë kryeministër në vend të Dimitar Kovaçevskit, pasi kështu sipas tij, garantohet që proceset euro-atlantike të mos bllokohen.
Kjo erdhi pas takimit mes kryetarit të VMRO-DPMNE dhe Ali Ahmetit që drejton partinë pjesë të qeverisë, Bashkimin Demokratik për Integrim.
Kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet vendore ku shumicën e komunave e fitoi opozita. Ai u largua edhe nga posti i kryetarit të partisë LSDM, post të cilin e mori Dimitar Kovaçevski, i cili kërkon të bëhet kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut.
Por opozita, me në krye VMRO-DPMNE paralajmëron protesta antiqeveritare dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Prej njoftimit të dorëheqjes së Zaev janë lëkundur edhe pozitat e Maqedonisë së Veriut në projektin e nisur bashkë me Tiranën dhe Beogradin, për nismën e Ballkanit të Hapur.
Gjatë një vizite në Kosovë së fundmi, presidenti Stevo Pendarovski tha se pa pjesëmarrjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, nisma nuk ishte gjithëpërfshirëse. Takimi i radhës për këtë nismë do të mbahet të hënën dhe të martën në Tiranë dhe pritet me interes qëndrimi që do të mbajë kryeministri në largim, Zaev.
Sikurse edhe Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut nuk i ka nisur ende negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian. Për këtë të fundit është bërë pengesë Bullgaria, e cila nuk miraton kuadrin negociues për shkak të mosmarrëveshjeve për përcaktime historike dhe gjuhësore mes vendeve.
Më parë, vendi pati një problem të ngjashëm me Greqinë, që u zgjidh me ndryshimin e emrit të shtetit, nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, në Maqedonia e Veriut.
Tani do dalin ca Shqiptare gjakprishur e tradhetare qe me argumentin qe kush eshte kundra nje kryeministri shqiptar nuk i do te miren Kombit shqiptare. Pra plehra Putin+Vucic po godasin me kete lement tani. Asnje post nuk duhet pranuar nga Shqiptaret qe ofrohet nga Partia e Gruevskit/Vucic/Putin. Nese Afrim Gashi e pranon kete oferte dhe prish koalicionin qeverises, thjesht do konfirmohet si nje Esadist, nje vemje, nje plehre per tu hedhur ne kosh. Zoti e bekofte Kombin Shqiptar!
Jon, ka aq rrethane te panjohura ne politike sa dhe ata qe merren me politike nuk e kane te lehte te vendosin. Po nje gje eshte e qarte, faktori shqiptare atje eshte bere percaktues.
Tiransi, asnje paqartesi ska. Cdo oferte qe vjen nga Gruevski/Vucic/Putin duhet refuzuar, qofte edhe sikur te behet fjale per kryminister shqiptar. Kaq e thjeshte. Elementi Shqiptar do shpaloset realisht vetem kur te bashkohet. Perndryshe keshtu do vuajme edhe per dekadat qe vijne.
Problemet me kryrare kuvendi,kryeminister vetem se maskojne mosbarazin e shqiptare dhe dikriminim qe u behet ne Maqedoni.Edhe ne kohen e komunizmit ne Maqedoni kishim nje kryetar kuvendi shqiptare (Luan Starova). Por shqiptareve pikerisht ne ate kohe u ndaloheshte te flasin shqip me shqiptare ne zyre te mbanin evdence shqipe ne shkolle shqipe,iu ndalua me ligje toponimet ti shqiptojne dhe shkruajne ne Varianten shqipe…te burgosnjin ,mbyllen shkollat e mesme ne gjuhen shqipe….Dhe ja tash perseri nje kryetar kuvendi shqiptare,por ja qe ne nuk jemi me shqiptare,por 20% dhe mete drejte tash pyesin maqedonet a jemi aq?Dicka ka ndryshuar edhe ketu,ka maqedon qe punojn ne bisnese te shqiptareve,por po ti thuash mirdita,nuk te pergjigjet e kethen koken nga ana tjeter!