Arrestohet një nga mafiozet më të rrezikshëm në Itali

18 Dhjetor 2021, 19:57Bota TEMA

Policia italiane arrestoi mafiozin e njohur, Graziano Mesina në ishullin e Sardenjës. Një njësi speciale e karabinierëve arrestoi sot 79-vjeçarin në fshatin Desulo.  Mesina, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në burg dhe është arratisur disa herë.

Ai  u dënua në vitin 2020 nga gjykata më e lartë e Italisë me 24 vjet burg për trafik droge dhe u arratis para se të ekzekutohej dënimi. Mesina është një nga kriminelët më të njohur në Sardenjë.

Ai ishte fshehur në shtëpinë e një çifti, tw cilët ishin miq të tij në Desulo. Në momentin që karabinieria ka hyrë në shtëpinë e çiftit, Mesina nuk ka bërë rezistencë dhe nuk ka qenë as i armatosur. Në pranga ranë edhe çifti i miqve të tij, të cilët akuzohen për ndihmë dhe nxitje.

Graziano Mesina gjatë viteve ’60-’70, ishte kreu i një bande që çoi në rrëmbimin e industrialistëve dhe politikanëve. Mesina u arrestua disa herë, por rregullisht arrinte të arratisej nga burgjet dhe spitalet .

Ndikimi i tij në ishull ishte aq i madh sa, në vitin 1992, ai ndërhyri në një rast rrëmbimi dhe ndihmoi si ndërmjetës në lirimin e një djali të ri.

2 komente në “Arrestohet një nga mafiozet më të rrezikshëm në Itali”

  1. taso kume says:

    GRACIANU , ne gjuhen SARDE ,BABAI i sekuestrimit , nga ky mesuan dhe ndrinat e KALABRISE.

  2. Karabobe says:

    Nuk eshte mafioz. Eshte kaçak, hajdut, bandit, grabites

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje