Mblidhet sot Komisioni për Rithemelimin e PD, do të publikohet rezultati përfundimtar i referendumit për shkarkimin e Bashës

19 Dhjetor 2021, 09:40Politika TEMA

Komisioni për Rithemelimin e PD, do të mblidhet sot në orën 11:00 për të verifikuar rezultatin përfundimtar të referendumit për ratifikimin e vendimit numër 6 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të mbajtur në 11 Dhjetor, për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar.

Në një njoftim për mediat, Komisioni sqaron se pas mbledhjes do të ketë një deklaratë për mediat ku do të publikohen rezultate përfundimtare të këtij referendumi.

Referendumi për ratifikimin e shkarkimit të Bashës u mbajt dje dhe sipas rezultateve rreth 44 mijë demokratë kanë votuar pro shkarkimit të tij.

2 komente në “Mblidhet sot Komisioni për Rithemelimin e PD, do të publikohet rezultati përfundimtar i referendumit për shkarkimin e Bashës”

  1. Titi says:

    Polli mali nje mi.
    Fundi i menderosur i foltoreve.

  2. BABALE i pd says:

    PARTI E KOMPOZUAR ME RICIKLIM MBETJESH SOCIALE
    NJERI GRUP THOTE KAM 5000 MIJE DÉLÉGUÉ TJETRI THOTE KAM 5 MIJE DÉLÈGUE….. KUSH GENJENE ? NJERI GRUPE DEL ZBULUAR QE GENJENE .PO KUSHE ? ……..
    MEGJITHATE SI BERRISHA DHE BASHA JANE TE NJEJTE NUK KA NDRYSHIM DUHET NJE I TRETE I BESUESHEM PER TE RECONSTRUIT PD NE NJE PARTI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje